Home / Lajme / Maqedoni / Tubim popullor i VMRO-DPMNE-së me moton ‘Maqedonia e fuqishme’

Tubim popullor i VMRO-DPMNE-së me moton ‘Maqedonia e fuqishme’

18 maj-Në thirrjen e VMRO-DPMNE-së për tubimin, thuhet se, partia do të luftojë për Maqedoni të zhvilluar ekonomikisht, stabile dhe të fuqishme dhe nuk do të lejojë për shkak të asnjë interesi partiak ose personal shteti të futet në drejtim, i cili është në dëm të çdo qytetari të Maqedonisë.

Me moton “Maqedonia e fuqishme!” sonte para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë tubim popullor do të mbajë VMRO-DPMNE dhe partitë e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Në tubim, të cilin e organizon VMRO-DPMNE-ja, koalicioni Për Maqedoni më të mirë, ashtu siç tha Gruevski, do të shprehet përkrahje e shtetit në këto momente të vështira, për të gjithë të cilët luftojnë për Maqedoninë, për forcat siguruese, për të gjitha forcat të cilat i japin përpjekje Maqedonisë për dalje nga ky proces, të përfundojë kjo krizë dhe të vazhdohet nëpër shtigjet e përparimit, në hapjen e vendeve të reja të punës, në rritjen e rrogave, të pensioneve, të ndihmës sociale, nëpër shtigjet e përkrahjes së fuqishme të bujqve.

Në thirrjen e VMRO-DPMNE-së për tubimin, thuhet se, partia do të luftojë për Maqedoni të zhvilluar ekonomikisht, stabile dhe të fuqishme dhe nuk do të lejojë për shkak të asnjë interesi partiak ose personal shteti të futet në drejtim, i cili është në dëm të çdo qytetari të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *