Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha:Takimi i liderëve pa epilog konkret

Tv Koha:Takimi i liderëve pa epilog konkret

18 maj-Ndërkaq zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare Luan Tresi, ka konfirmuar se ka pasur një propozim në tavolinën e bisedimeve.”Disa pjesë janë të pranueshme, por edhe PDSH-ja do t`i paraqesë pikat e veta, për ato që mendojmë se do të mund të bisedohet.Them se këta pika, sepse për të njëjtat do të diskutohen në trupat e partisë.Në këto bisedime edhe faktori politik do të jetë i përfshirë në mënyrë aktive me pika konkrete dhe kërkesa.”, tha Tresi, njofton Tv Koha.

Ka përfunduar takimi i liderëve të katër partive më të mëdha në vend pa marrëveshje konkrete. Ajo që është bërë e ditur pas takimit është se katër liderët do të takohen më 26 maj një ditë pas takimit në Strasburg, në të njëjtin termin, Transmeton tv Koha.

Pas takimit lideri i LSDM-së ka deklaruar se në tavolinë është vendosur një propozim për temat për bisedime nga na e BDI-së, por janë parlajmëruar edhe tema nga ana e LSDM-së, VMRO-DMNE-së, dhe PDSH-së, njofton Tv Koha.

“Nuk kemi hapru bisedime për këto tema, sepse fillimisht duhet që të ketë një pajtim për temat që do të shtrohen edhe atë, propozimet të jenë principiele, barabarëzi në pjesëmarrjene atyre propozimeve, dhe garanca në të se çka do të merremi vesh që të zbatohet. Është e qartë se ndonjë përparim nuk ka, por gjithsesi, u morrëm vesh për një termin të ri më 26 maj, duke patur parasysh se nesër ka takime edhe në Strasburg”, tha Zaev.Ai më tej ka thënë se qëndrimi i LSDM-së është i qartë dhe ai është qeveri kalimtare, e cila nënkupton, qeveri teknokrate, eksperte, kalimtare, mund të jetë edhe politike. Mirëpo ende nuk kemi arritur për të biseduar për këtë, ne kërkojmë një qeveri e cila do të kthejë normalitetin në shtet dhe ta përgatisë Maqedoninë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Zaev pas takimit, njofton Tv Koha.
Ndërkaq zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare Luan Tresi, ka konfirmuar se ka pasur një propozim në tavolinën e bisedimeve.”Disa pjesë janë të pranueshme, por edhe PDSH-ja do t`i paraqesë pikat e veta, për ato që mendojmë se do të mund të bisedohet.Them se këta pika, sepse për të njëjtat do të diskutohen në trupat e partisë.Në këto bisedime edhe faktori politik do të jetë i përfshirë në mënyrë aktive me pika konkrete dhe kërkesa.”, tha Tresi, njofton Tv Koha.

Ndërkaq, Para se të fillojë raundi i dytë të takimit të liderëve, krerët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi sot sërish janë ulur bashkë. Ahmeti dhe Thaçi edhe para takimit por edhe gjatë pauzës kanë qenë bashkë, të shoqëruar edhe nga deputeti Artan Grubi dhe sekretari i BDI-së Abdilaqim Ademi. Edhe në takimin e javës së kaluar dy liderët shqiptarë gjatë pauzës së takimit ishin ulur bashkë. Bisedimet e katër liderëve të partive më të mëdha në vend janë iniciuar nga Bashkësia Ndërkombëtare gjegjësisht nga Unioni Evropian dhe Shtetete e Bashkuara të AMerikës për dalje nga kriza politike. Në këta bisedime marrin pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian AIvo Orav dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes Bejli, njofton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *