Home / Lajme / Maqedoni / UÇK: Do të godasim pa mëshirë strukturat e pushtetit kriminal në Maqedoni

UÇK: Do të godasim pa mëshirë strukturat e pushtetit kriminal në Maqedoni

2 maj- Ne sot po përballemi me shpifjet, denigrimet dhe paragjykimet që na vijnë nga çdo anë, edhe prej njerëzve të keq informuar, por me bindje e dimë se një ditë të gjithë do të bëhemi bashkë për të vendosur vetë për fatin tonë. Ne i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe bandës së tij kriminale, të lëshojnë institucionet qeverisëse.

Një komunikatë që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sërish i është shpërndarë mediave dhe se përmes saj bëhet thirrje që Ali Ahmeti të braktisë institucionet shtetërore në Maqedoni.

Në kumtesën e nënshkruar nga zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Flamuri thuhet se lufta e popullit shqiptar deri në vitin 2001, solli ndryshime në marrëdhëniet e brendshme politike, duke respektuar të drejtat kombëtare brenda trojeve etnike, edhe pse në kufij të ndarë.

Marrëveshja e Ohrit u konsiderua një sukses, por ajo në vazhdimësi nuk i plotëso i detyrimet e saj, për shkak të lëshimeve politike të qeverisjeve që kanë kaluar në shtetin e Maqedonisë.

Partitë shqiptare në pushtet, me lëshimet politike, krijuan hapësira boshe duke mbjellë zhgënjimin e thellë në shtresat popullore dhe duke krijuar hapësira për nxitjen e krimit, korrupsionit, dallimeve etnike me përmbajtje raciale, deri në kapitullim pa kushte para presionit politik të diktatit maqedonas.

Lëshimet dhe servilizmi politik, përdhosja e autoritetit institucional të përfaqësimit shqiptar, dhuna psikologjike, skenarët makabër në vrasje e burgosje të ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, varfëria e skajshme, dhuna mbi përdorimin e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, dhe mosrespektimit të të drejtave njerëzore, e kanë sjellë situatën politike dhe sociale brenda shtetit maqedonas në kufijtë shpërthyes.

Paralajmërimet e herë pas hershme ndaj partive politike shqiptare nuk kanë zënë vend. Ato janë zhytur në rrugën e bashkëpunimit kriminal më politikën sllave. Reagimet dhe kërkesat e Organizatës së veteranëve të Luftës Çlirimtare kanë rënë në vesh të shurdhër”. “Dhuna dhe inskenimet e policisë sekretë të Maqedonisë sot po mbajnë në burgje njerëz të pafajshëm. Varfëria ka mbytur familjet tona dhe po largon njerëzit nga vendi drejt perëndimit.

Kjo situatë e ka quar politikën shqiptarë të zhytur në rrugën e tradhtisë kombëtare”.

Nuk shikojmë shpresë në mundësinë e zgjidhjeve politike dhe premtimeve të mashtrimit prej përfaqësuesve shqiptar në qeverisjen e vendit.

Mbi të gjitha, lejimi i përdhosjes ekstreme dhe dhunimi i dinjitetit kombëtar në të gjitha format prej strukturave policore ushtarake shtetërore të shtetit të Maqedonisë, kalimi në një jetë të padurueshme përballë këtij presioni në rritje, korrupsioni i thellë moral dhe politik në faktorin politik shqiptar, na kanë detyruar ti drejtohemi rrugës së reagimit të fortë, nëpërmjet të gjithë formave, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë tonë në shtetin e Maqedonisë.

Për luftëtarët dhe ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në rrugën e idealeve kombëtare dhe Betimit të Luftëtarit të UCK, nuk ka kthim prapa, deri në realizimin e objektivave tona politike e ushtarake.

Për opinionin e tronditur shqiptar mbi ridaljen në skenë të UÇK, kundër manipulimeve dhe skemave ogurzeza të strukturave policore maqedonase – sllave, shpifjeve dhe përgojimeve të të gjithë atyre që nuk kanë informacion për zhvillimin e situatës, goditja e postës së Gushincës, është një befasi dhe një akt i drejtpërdrejtë i reagimit tonë, që do të pasohet me të tjera aksione me të fuqishme, deri në përfshirjen mbarëpopullore për liri dhe drejtësi.

Ne jemi nga djemtë më të mirë të kombit shqiptar, që kemi mbështetjen dhe besimin e mijëra djemve dhe vajzave kudo, që do të përhapim me guxim flakët e luftës për liri dhe drejtësi dhe nuk do të tërhiqemi deri në sakrificë.

Ne sot po përballemi me shpifjet, denigrimet dhe paragjykimet që na vijnë nga çdo anë, edhe prej njerëzve të keq informuar, por me bindje e dimë se një ditë të gjithë do të bëhemi bashkë për të vendosur vetë për fatin tonë. Ne i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe bandës së tij kriminale, të lëshojnë institucionet qeverisëse.

Ju bëjmë thirrje vëllezërve tanë, të largohen nga strukturat policore ushtarake shtetërore. Ne do të godasim pa mëshirë këto struktura, që janë vënë në shërbim të një pushteti kriminal.

Të gjitha manovrat politike për ti zgjatur jetën pushtetit kriminal në shtetin e Maqedonisë, nuk do të na komprometojnë në asnjë rast, pasi jemi të vendosur që të drejtat e popullit tonë do ti garantojmë pa kushte e marrëveshje politike, por me definimin e kufijve dhe të drejtave tona kombëtare.

Në vazhdim, njerëzit e ndershëm të mos bien pre e shpifjeve dhe manipulimeve politike, por do ta gjejnë të vërtetën tonë vetëm nën këtë emërtim dhe burim informacioni”, thekson komunikata e UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *