Home / Lajme / Maqedoni / UÇK: Masakra në Maqedoni, fytyra e vërtetë e pushtetit

UÇK: Masakra në Maqedoni, fytyra e vërtetë e pushtetit

09 Maj – Ushtria Çlirimtare Kombëtare: Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjesit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka sqaruar se ushtarët e saj kanë goditur në mëngjesin e sotëm forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile. Ata thonë se do të kenë veprime edhe më të ashpra ndaj forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë.

Ata nëpërmjet një komunikate për media , kanë thënë se masakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ.

“Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjesit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile”.

“Ju bëjmë thirrje njerëzve të ndershëm, ish luftëtarëve të lirisë, intelektualëve patriotë, të distancohen nga shpifjet dhe manipulimet e pushtetit sllavo fashist Gruevski – Ahmeti. Ne jëmi kudo, në mes të popullit, në qytete e katunde dhe do ti dalim për zot të ardhmes tonë.

Rroftë Kombi Shqiptar”, thonë UÇK.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *