Home / Sport / United jepë Januzajn për Depayn

United jepë Januzajn për Depayn

Manchester United mësohet se dëshiron ta ofrojë anësorin shqiptar Adnan Januzaj për të nënshkruar me Memphis Depay.

TalkSPORT shkruan se Djajtë e Kuq planifikojë ta huazojnë anësorin me pasaportë belge te skuadra PSV Eidhoven për të sjellë në Old Trafford Depayn gjatë kësaj vere.

Holandezi 21-vjeçar Depay, i cili është golashënuesi më i mirë në kampionatin Eredivisie me 21 gola, raportohet se vlerësohet 25 milionë funte nga klubi. Por një huazim i Januzajt do ta zbuste pak këtë shmë.

“Nëse një lojtar si Adnan Januzaj do të dëshironte të vinte dhe të luajë në Ligën e Kampionëve, ju sigurisht se do ta shfrytëzoni këtë shans që të bëni një lëvizje të përkohshme”, ka thënë drejtori sportiv i PSV, Marcel Brand.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *