Home / Lajme / Maqedoni / USHT organizoi Panairin e Karrierës

USHT organizoi Panairin e Karrierës

6 maj- Kjo do të thotë se kanë zgjedhur profesionin e vërtetë për ta, profesion i cili u ofron më lehtë të gjenden në tregun e punës, kompanitë të cilët gjenden këtu me ne, në Panairin e Karrierës, besoj se kanë bërë hapin e duhur, sepse pikërisht këtu do të gjejnë kuadrin e lartë arsimor për nevojat e zhvillimit të tyre të mëtejshëm”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi

Universiteti Shtetëror i Tetovës, përkatësisht Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, organizoi Panairin e Karrierës. Në këtë Panair që u mbajt në sheshin e Rektoratit të USHT-së, morën pjesë mbi 30 kompani afariste dhe institucione të ndryshme nga vendi.
Përgjegjësi i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë e USHT-së, Shaban Arsllani, theksoi se panairi është një mundësi e mirë për të gjithë studentët e USHT-së për t’u njohur për së afërmi me veprimtarinë e institucioneve dhe kompanive që janë prezente në Panair. “Ky aktivitetet paraqet një mundësi të shkëlqyer për kompanitë afariste dhe institucionet nga vendi ynë, për t’u takuar me studentët dhe të diplomuarit në Universitetin tonë, dhe të njëjtit të njoftohen në mënyrë të drejtpërdrejtë me veprimtarinë e kompanive dhe institucioneve të tjera, nga ana e vetë përfaqësuesve të tyre. Sikurse Jeni të njoftuar të gjithë ju, Universiteti ynë përpos bashkëpunimit të frytshëm me universitetet nga vendi, rajoni dhe bota, e ka shtrirë bashkëpunimin edhe me sektorin privat. Edhe ky aktivitet, Panairi i Karrierës, për kompanitë tuaja ofron mundësi të jashtëzakonshme, që në radhët tuaja t’i rekrutoni studentët më të suksesshëm për punë praktike, punë me orar të përgjysmuar, apo profesionistë të diplomuar për punë me orar të plotë”, tha Shaban Arsllani, përgjegjësi i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë.
Në Panairin e Karrierës që u organizua në USHT mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Në fjalën e tij drejtuar studentëve dhe pjesëmarrësve në këtë panair, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi theksoi se dikasteri që ai drejton mbështet fuqishëm bashkëpunimin mes komunitetit të biznesit dhe Qendrave Edukative–Arsimore, pasi që sipas tij, arsimimi nuk përfundon me marrjen e diplomës por vazhdon edhe në të ardhmen në vendin e punës, ku nevojitet përkushtim, motivim dhe profesionalizëm. “Të dhënat tregojnë se një numër i madh i studentëve, sidomos ata të Fakultetit Teknik, arrijnë të punësohen edhe para diplomimit, ndërsa i madh është edhe numri i atyre që nuk presin më shumë se një vit që të punësohen. Kjo do të thotë se kanë zgjedhur profesionin e vërtetë për ta, profesion i cili u ofron më lehtë të gjenden në tregun e punës, kompanitë të cilët gjenden këtu me ne, në Panairin e Karrierës, besoj se kanë bërë hapin e duhur, sepse pikërisht këtu do të gjejnë kuadrin e lartë arsimor për nevojat e zhvillimit të tyre të mëtejshëm”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.
Për të gjithë pjesëmarrësit në Panairin e Karrierës, Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë e USHT-së ndau certifikata.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *