Home / Lajme / Maqedoni / Varrosen policët e vrarë në Tetovë dhe Bëvenicë (VIDEO)

Varrosen policët e vrarë në Tetovë dhe Bëvenicë (VIDEO)

Tetovë, 10 Maj – Në orët e pasditës është varrosur edhe pjesëtari tjetër i Policisë që u vra në përleshjen e djeshme në Kumanovë nga fshati Bërvenicë. Bëhet fjalë për Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin 1981 nga fshati Bërvenicë.

Me nderime të larta shtetërore dhe fetare sot në Tetovë është varrosur polici i vrrarë dje në përleshjet në Kumanovë. Bëhet fjalë për policin Sasho Samojllovski i lindur në vitin 1982 në Tetovë. Në ceremoninë e varrimit kanë qenë të pranishëm Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov të cilët nuk mbajtën asnjë fjalim përpara mediave, raporton Televizioni Koha.

Kortezhi me kufomën e policit të vrarë është nisur nga shtëpia e tij afër shtëpisë së armatës për në kishën në lagje Kolltuk dhe më pas është varrosur në varrezat në të njejtën lagje ku me një ceremoni ushtarake dhë të shtëna në ajër nga pjesëtarët e Policisë ai është varrosur. Në orët e pasditës është varrosur edhe pjesëtari tjetër i Policisë që u vra në përleshjen e djeshme në Kumanovë nga fshati Bërvenicë.Bëhet fjalë për Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin 1981 nga fshati Bërvenicë. Poashtu në mesditë është varrosur edhe polici Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 nga fshati Zubovcë i Gostivarit.

Në ndërkohë në qytetin e Tetovës gjatë ditës ka shumë pak lëvizje të qytetarëve, apo lëvizjet janë shumë të reduktuara, njofton Televizioni Koha. Në disa vende janë vërejtur edhe lëvizje të automjeteve të policisë. Banorët e fshatrave rreth Bërvenicës sipas njoftimeve jozyrtare kanë reduktuar lëvizjet në këtë fshat duke shmangur ndonjë incident eventual pas vrasjes së policit nga Bërvenica ku njoftohej se ka edhe qytetarë të revoltuar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *