Home / Lajme / Maqedoni / Vidhje në banesën e 51 vjeçarit në rrugën 180 në Tetovë (VIDEO)

Vidhje në banesën e 51 vjeçarit në rrugën 180 në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 maj- Persona të panjohur të hënën pasite kanë kryer vjedhje në një banesë në rrugën 180 në Tetovë, pronë e të 51 vjeçarit J.R nga Tetova.

“Ata kanë përdorur mungesën e familjarëve dhe me një çelës ose në ndonjë mënyrë tjetër kanë hapur derën e përparme, kanë kontrolluar plotësisht të gjitha dhomat dhe kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme bizhuteri ari, telefonin celular dhe çelësat e makinës, dhe më pas kanë ikur duke mos u vënë re nga askush ata janë larguar nga banesa. Dëmi i përgjithshëm, sipas pronarit, është vlerësuar në 120 mijë denarë”, njofton Policia e Tetovës. Pas inspektimit në vendin e ngjarjes , punohet për zbulimin e autorëve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *