Home / Lajme / Maqedoni / VMRO: Përkrahim hetim të ri për Mlladenovin (VIDEO)

VMRO: Përkrahim hetim të ri për Mlladenovin (VIDEO)

Shkup, 07 Maj – Të përsërisim VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që psihozën të cilën dëshiron që ta dominojë në opinion që të jetë e pranuar nga qytetarët. VMRO-DPMNE përkrah hetim të ri në kuadër të ligjeve pozitive dhe institucioneve. Të rikujtojmë se LSDM-ja, dhe mediat e tyre dhe gazetarët dy vite përhapin teori të ndryshme në lidhje këtë ngjarje tragjike dhe në bazë të atyre teorive ndërtuan edhe pozicione për përfitime politike për vete dhe për partinë e tyre.

VMRO-DPMNE-ja, sot mënjëherë ka reaguar ndaj pres konferencës së Zoran Zaevit, pasi që ky i fundit publikoi biseda që siç thotë ai kanë të bëjnë me aksidentin e gazetarit Nikolla Mlladenov.Në reagim VMRO-DPMNE-ja, falënderon për pres konferencën e sotme, sepse edhe me këto materiale të montuara dhe sajuara, më në fund mohojnë të gjitha shpekullimet, dezinformatat dhe gënjeshtrat, të cilët njerëz të afërm të LSDM-së i shpërndanin se pushteti ka marrë pjesë në çfarëdo kuptimi në aksidentin tragjik të Nikolla Mlladenovit. Me këtë rast, VMRO-DPMNE, përkrah institucionet që të inicojnë hetim të ri në rastin tragjik të gazetarit Nikolla Mlladenov.“Nuk kemi asnjë dilemë se në këtë rast është punuar me përgjegjësi, por për shkak të nevojës për besim të tërësishëm në procedurat dhe institucionet përkrahim hetim të ri, nën mbikëqyrje të ekipeve të gazetarëve të përfaqësuar nga shoqata, njerëz të familjes, me hetim të ekspertëve ashtu që si çdo herë që kemi qasje që të ketë epilog të drejtë. Pres konferenca e sotme e Zoran Zaevit ku ai përsëri lëshoi materiale të prera dhe sajuara është keqpërdorim klasik i vdekjes tragjike të një njeriu, ashtu siç bëri edhe në rastin e zbardhur të vrasjes së Martin Neshkovskit. Të përsërisim VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që psihozën të cilën dëshiron që ta dominojë në opinion që të jetë e pranuar nga qytetarët. VMRO-DPMNE përkrah hetim të ri në kuadër të ligjeve pozitive dhe institucioneve. Të rikujtojmë se LSDM-ja, dhe mediat e tyre dhe gazetarët dy vite përhapin teori të ndryshme në lidhje këtë ngjarje tragjike dhe në bazë të atyre teorive ndërtuan edhe pozicione për përfitime politike për vete dhe për partinë e tyre. Dy vite na akuzuan, ndërsa sot vet treguan se kanë gënjyer dhe kanë shfrytëzuar vdekjen e njeriut për përfitime politike. Kjo flet për ata. Për herë të dytë ftojmë qytetarët që të dëgjojnë incizimet dhe vetë të vërtetojnë dhe të shohin gënjeshtrën e Zoran Zaevit ndërsa në gënjeshtrën e tij mund të vërtetohen edhe në fjalimet e tija para se ti lëshojë incizimet. Ftojmë qytetarët që të dëgjojnë materialet të cilët i lëshon Zaevi dhe të mos u përmbahen hyrjeve që u bën ai sepse ato kanë qëllim që të manipulojnë ndjenjat e qytetarëve dhe i tregojnë punët në kontest negativ”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *