Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje e dyfishtë në Merovë (VIDEO)

Vrasje e dyfishtë në Merovë (VIDEO)

Tetovë, 07 Maj – Dy persona të rinj kanë ngelur të vdekur, dy janë plagosur rëndë, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar gjatë një përleshje me armë zjarri në fshatin Merovë të komunës së Zhelinë. Incidenti i përgjakur ku dyshohet se është përdorur edhe kallashnikovë ka ndodhur rreth mosmarrëveshjeve për stanet e dhënve.

Një mosmarrëveshje për pronësi të staneve të bagëtisë të cilët gjenden rreth rrugës për në Sallarevë, ka përfunduar me dy vëllezër të vrarë nga fshati Merovë dhe dy të tjerë të plagosur.

Përleshja mes katër personave ka filluar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së enjte diku rreth orës 6.00, kur një zënkë ndërmjet më shumë personave në lidhje të ngushtë familjare ka eskaluar deri në përdorimin e armëve të zjarrit duke e lënë njërin të vdekur në vend kurse tjetri ndrron jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Tetovës.

Jozyrtarisht mësohet se drejt dy të vdekurve ka shtënë axha i tyre por më pas informacionet e policisë kanë theksuar se janë ndaluar dy persona të dyshuar për këtë rast, një i moshës madhore dhe një tjetër më i ri. Incidenti i përgjakur me dy të vrarë, dy të plagosur dhe të arrestuar, ka ndodhur në mes anëtarëve të cilët kanë qenë në lidhje të ngushtë familjare.

Ylber Besimi, kirurg në Departamentin e Kirurgjisë Spitalit Klinik të Tetovës ka theksuar se në spitalin e Tetovës ndihmë kanë kërkuar dy persona të cilët për shkak të seriozitetit të plagëve janë transferuar në Klinikat e Shkupit.

“Diku rreth orës 7 e 30 minuta në departamentin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës janë sjellur dy persona të moshës 32 dhe 26 vjeçare me plagë në trup dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve të njejtit janë transferuar në Klinikat e Shkupit. Në ndërkohë është sjellur edhe një person pa shenja jete në repartin tonë dhe vetëm është konstatuar vdekja e tij”, tha Ylber Besimi kirurg, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë nga Prokuroria e Tetovës shkurtimisht vetëm kanë përshkruar ngjarjen duke mos dhënë hollësi.

“Në vend ngjarje kanë dalë prokurori publik i prokurorisë së Tetovës, i cili udhëheq hetimet rreth vrasjes së dyfishtë ku të vdekur kanë ngelur dy vëllezër të moshës 23 dhe 25 vjeç. Vrasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Jabllanicë” në fshatin Merovë të Tetovës. Në mëngjes nga ora 6 deri ora 7, ka filluar një zënkë i dy grupeve të cilët janë në lidhje familjare. Në përleshjen mes tyre është përdorur edhe armë zjarri, me ç`rast janë vrarë dy vllezër të njërës grup, kurse dhe babai i tyre është lënduar. Nga grupi tjetër janë lënduar dy persona rëndë të cilët janë transferuar në Klinikën në Shkup” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokruroria e Tetovës, prej nga theksojnë se hetimet vazhdojnë në grumbullimin e të dhënave me qëllim të zbardhjes së rastit, transmeton Televizioni Koha.

Sipas informacioneve jozyrtare Televizioni Koha mëson se të vrarë janë 25 vjeçari Blerim A, i cili ka mbetur i vdekur në vend ngjarje, ndërsa vëllau i tij Besnik A, nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në ndërkohë policia gjatë ditës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në fshatin Merovë.

“Dy persona të moshës 54 dhe 29 vjeçare, janë arrestuar nga ana e Policisë nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në incidentin e armatosur në orët e mëngjesit në fshatin Merovë ku dy persona kanë ngelur të vdekur, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Të dy personat janë mbajtur në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë dhe bisedohet rreth ngjarjes” njoftojn nga SPB – Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas banorëve të këtij fshati dy grupet e përfshira në incident kanë pasur mosmarrëveshje dy ditë më parë rreth pronësisë së staneve ndërsa ditën e sotme ata kanë qërruar hesapet me armë. Ndërkaq, ende nuk ka informacione kthyese për gjendjen shëndetësore të dy personave të cilët janë dërguar për kurim në Klinikat e Shkupit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *