Home / Lajme / Maqedoni / Vrau 3 vajzat e saj me thikë, shpallet e pafajshme 38-vjeçarja shqiptare në Itali

Vrau 3 vajzat e saj me thikë, shpallet e pafajshme 38-vjeçarja shqiptare në Itali

19 Maj – Është shpallur e pafajshme gruaja shqiptare 38-vjeçe, e cila në mars të vitit 2014 vra me thikë tre vajzat e saj, 13, 10 dhe 3 vjeçe në Lecco të Italisë.

Grupi gjyqësor e mori këtë vendim ndaj Edlira Çopas, duke argumentuar se gruaja vuante nga “probleme mendore”. Megjithatë, shqiptarja duhet të qëndrojë për dhjetë vjet në një institut psikiatrie.

Procesi gjyqësor që tronditi Italinë dhe Shqipërinë, u zhvillua me ritme të shpejta. Vetë Edlira Çopa nuk ka qenë e pranishme në sallë në momentin e dhënies së vendimit. Motivet e vendimit do të bëhen të ditura pas disa javësh.

Rezultatet e autopsisë kanë treguar se Edlira Çopa, i ka masakruar fëmijët e saj duke i qëlluar 90 herë me thikë. Në një llogaritje makabre, çdo njëra prej vajzave është qëlluar me thikë nga 30 herë, duke u masakruar.

Avokati i Edlira Dobrushit ka treguar për mediet në periudhën pas vrasjeve, se kishte mundur të fliste me të për atë që kishte bërë. “I kam shpjeguar atë që kishte bërë dhe atë që po ndodh me çështjen ndaj saj, me qëllim që ajo të jetë e vetëdijshme”, ka thënë ai.

“Duhet ta bëja, pasi ishte gjëja e duhur. Unë i shpëtova fëmijët e mi nga një fat mizor dhe i kam shpëtuar nga personat e këqij, pasi ndryshe do të bëheshin prostituta. Isha vetëm dhe ato nuk mund të jetonin në këtë dëshpërim”, mësohet të ketë thënë ajo para karabinierëve. Pas vrasjes, gruaja tentoi të vetëvritej duke prerë venat.

Ajo ishte e divorcuar nga bshkëshorti, i cili edhe ai jetonte në Itali dhe kishte krijuar një familje të re.

Trupat e pajetë të tri vajzave të mitura, Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi janë sjellë në Shqipëri dhe janë varrosur në fshatin Dobrush të Komunës Malzi të Kukësit. Edlira Dobrushi aktualisht ndodhet në burgun e Leccos, pasi doli nga spitali ku ishte e shtruar pas krimit makabër që bëri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *