Home / Lajme / Rajon / Vucic e ka zili kandidatin e PD’së për Tiranë – derisa nuk ia mëson mbiemrin

Vucic e ka zili kandidatin e PD’së për Tiranë – derisa nuk ia mëson mbiemrin

28 maj-Por, deputetja Majlinda Bregu, e cila e ka shoqëruar Bashën në këtë takim, i ka thënë Vucicitt se nuk beson që një kandidat i tillë do t’ia garantonte një fitore konsensuale në Beograd.

Një muhabet interesant është zhvilluar gjatë takimit mes Kryeministrit serb Aleksandër Vucic dhe kryetarit të PD’së, Lulzim Basha, të mërkurën pasdite, njofton Klan Kosova.

Kur të dyja palëve iu është harxhuar muhabeti, kryetari i PD’së i ka treguar mysafirit për kandidatin e partisë së tij për kryetar të Tiranës.

Basha ka pohuar se e ka një kandidat të mirë për të cilin beson se do të votohet në mënyrë konsensuale nga qytetarët e Tiranës, pa dallime partiake.

Vucic i ka thënë Bashës se do të ishte mirë që edhe partia e tij ta kishte një të tillë për Beogradin.

Por, deputetja Majlinda Bregu, e cila e ka shoqëruar Bashën në këtë takim, i ka thënë Vucicitt se nuk beson që një kandidat i tillë do t’ia garantonte një fitore konsensuale në Beograd.

Kur kryeministri serb e ka pyetur pse po thotë ashtu, Bregu i ka treguar se bëhet fjalë për një mjek që e ka mbiemrin – Kosova.

Atëherë Vucic duke qeshur ka thënë se nuk do të guxonte ta fuste në garën për Beograd një kandidat me këtë mbiemër.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *