Home / Lajme / Rajon / Vuçiç më 27 maj viziton Shqipërinë

Vuçiç më 27 maj viziton Shqipërinë

13 maj-Në këto shtatë muaj ne mundëm të korigjonim atë që në vitet e kaluara ishte lënë në harresë dhe kjo është një gjë e madhe, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por edhe për të gjithë rajonin,” ka thënë Shkelzen Maliqi, këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçit pritet të shkojë në Tiranë për një vizitë zyrtare më datën 27 Maj. Lajmi për vizitën e Kryeministrit serb në Shqipëri është publikuar nga gazeta serbe ‘Danas’, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb edhe kabineti i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Gazeta shkruan se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri. Vizitën e Vuçiç në Shqipëri, e kishte paralajmëruar këshilltari i kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi. Me ardhjen në Tiranë, Vuçiç i përgjigjet ftesës së bërë nga kryeministri Rama, i cili në 10 nëntor të 2014-ës kur zhvilloi vizitën zyrtare në Beograd. Vizita e Ramës në Serbi ishte e para e një zyrtari të lartë shteti që pas 68 vitesh. “Në këto shtatë muaj ne mundëm të korigjonim atë që në vitet e kaluara ishte lënë në harresë dhe kjo është një gjë e madhe, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por edhe për të gjithë rajonin,” ka thënë Shkelzen Maliqi, këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Maliqi tha gjithashtu, se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe autostrada Durrës-Nish, rrugë e cila do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe turistik midis dy vendeve.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *