Home / Lajme / Rajon / Vuçiç: Trazirat mund të përhapen në Ballkan

Vuçiç: Trazirat mund të përhapen në Ballkan

12 maj-Pavarësisht deklaratave, Serbia mbylli kufirin me Maqedoninë gjatë fundjavës për të penguar kalimin e qytetarëve të Kumanovës drejt Luginës së Preshevës, ndërkohë që ka përforcuar vijën kufitare që ndan me shtetin fqinj.

Në një intervistë dhënë për Euronews, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kriza që ka përfshirë Maqedoninë, mund të zgjerohet edhe në vende të tjera të Ballkanit.

“Do të bëjmë çmos për t’i ndihmuar që të kalojnë problemet e vendit të tyre dhe do t’i ofrojmë gjithçka të nevojshme për të realizur qëllimin. Sepse kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne: Nëse ka revolta dhe trazira në Maqedoni, këto mund të përhapen edhe në zona të tjera të Ballkanit perëndimor”, thotë Vuçiç.

Pavarësisht deklaratave, Serbia mbylli kufirin me Maqedoninë gjatë fundjavës për të penguar kalimin e qytetarëve të Kumanovës drejt Luginës së Preshevës, ndërkohë që ka përforcuar vijën kufitare që ndan me shtetin fqinj.

Në Kumanovë jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, që nuk ka pranuar të identifikohet kurrë me kombësinë maqedonase.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *