Home / Lajme / Maqedoni / Xhaxhai vret nipat për dhent në Merovë! (VIDEO)

Xhaxhai vret nipat për dhent në Merovë! (VIDEO)

07 Maj – Sipas informatave të para bëhet fjale që xhaxhai vret dy nipat në Merovë të Zhelinës shkaku i dhenëve

Shkas i vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Merovë të Tetovës është zënka familjare për dhen.

Jozyrtarisht merret vesh se xhaxhai ka shtënë ndaj dy nipave me kallashnikov, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri rrugës për në spital.

Gjithashtu merret vesh se edhe dy të plagosur të tjerë janë dërguar menjëherë në spital në Shkup.

Policia e Tetovës ende nuk ka zbardhur zyrtarisht emrat e personave të përshirë në këtë vrasje familjare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *