Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Komandantët NATO dhe Begu ishin ndjekur dhe përgjuar nga 13 shtator i 2013

Zaev: Komandantët NATO dhe Begu ishin ndjekur dhe përgjuar nga 13 shtator i 2013

Shkup, 13 Maj – Zaev nënvizoi se dy udhëheqësit e këtij grupi të UÇK-së, Mirsad Ndrecaj – Komandant NATO dhe Beg Rizaj – Komandant Begu ishin përgjuar që nga 13 shtatori i vitit 2013.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se grupi i armatosur në Kumanovë ishte ndjekur që nga mesi i vitit 2013, informon INA.

Zaev nënvizoi se dy udhëheqësit e këtij grupi të UÇK-së, Mirsad Ndrecaj – Komandant NATO dhe Beg Rizaj – Komandant Begu ishin përgjuar që nga 13 shtatori i vitit 2013.

“Unë posedojë materiale të shkruara dhe jo biseda të përgjuara, që sigurisht çdo opozitë në botë i siguron ato për shkak të sigurisë, që të jetë korrektuese në momente të caktuara. Nuk ka rëndësi se ata janë ndjekur tetë muaj apo 1 vit e 8 muaj, por tani hapet dilemma se a ka mundur që paraprakisht të bëhej diçka për t`u ruajtur jetët e njerëzve”, theksoi Zaev.

Dokumenti i tij daton nga 13 shtatori i 2013 dhe e posedon vetëm ai.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *