Home / Lajme / Maqedoni / Zaev nuk publikon asgjë për shqiptarët

Zaev nuk publikon asgjë për shqiptarët

5 maj-Zaev publikoi edhe një bisedë mes Gruevskit dhe Jankullovskës, që sipas tij dëshmon se kryeministri ka qenë i informuar në detaje për rastin, por ka dhënë urdhër që MPB-ja të del me të dhëna të rrejshme rreth përfshirjes së policisë në vrasjen e Neshkovskit.Ai edhe pse ishte paralajmëruar se do të publikojë bomba për shqiptarët sërish asgjë nuk publikoi rreth rasteve për të cilë ka dëshmi se janë të montuara, siç është ratsi Monstra.

Bomba e 29-të e opozitës ka të bëjë me vrasjen e të riut Martin Neshkovski. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev publikoi sot biseda, në të cilat sipas tij, dëgjohen kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov. Zaev akuzoi pushtetin se ka fshehur vrasjen e Martin Neshkovskit në mbrëmjen kur VMRO DPMNE-ja po festonte fitoren në sheshin e Shkupit.
Pjesa e dytë e bisedave të publikuara, sipas Zaevit dëshmon se polici që kishte vrarë të riun Martin Neshkovski ka qenë në detyrë zyrtare, ndryshe nga ajo që kishte deklaruar policia. Sipas LSDM-së, për Jankullovskën nuk ka rëndësi jeta e humbur, por për popullarizimin e rastit në media.
Zaev publikoi edhe një bisedë mes Gruevskit dhe Jankullovskës, që sipas tij dëshmon se kryeministri ka qenë i informuar në detaje për rastin, por ka dhënë urdhër që MPB-ja të del me të dhëna të rrejshme rreth përfshirjes së policisë në vrasjen e Neshkovskit. Ai kërkon opinionit dhe mediave tu thuhet se polici Spasov nuk ka qenë në detyrë në momentin e vrasjes. Ai edhe pse ishte paralajmëruar se do të publikojë bomba për shqiptarët sërish asgjë nuk publikoi rreth rasteve për të cilë ka dëshmi se janë të montuara, siç është ratsi Monstra.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *