Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Presim dorëheqjet të vazhdojnë në BDI

Zaev: Presim dorëheqjet të vazhdojnë në BDI

Shkup, 13 Maj – Dorëheqjet duhet të vazhdojnë në të gjitha fushat, por të prekin edhe partnerin e koalicionit, BDI-në, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Lideri i opozitës Zoan Zaev ka komentuar dorëheqjet e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe atij të transportit Mile Janakievski.

Sipas liderit të opozitës, dorëheqjet vetëm kanë vërtetuar autenticitetin e bisedave telefonike të publikuara deri më tani nga opozita, por edhe aferat korruptive.

Zaev tha sot se Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë më legjitimitet të propozojnë dhe të votojnë ministra të rinj.

Sipas tij, dorëheqjet duhet të vazhdojnë në të gjitha fushat, por të prekin edhe partnerin e koalicionit, BDI-në.

Zaev tha se nuk mund të zgjidhen ministra të ri nga një qeveri që nuk ka legjitimitet.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *