Home / Lajme / Maqedoni / Zgjerohet vija e konfliktit në Kumanovë?

Zgjerohet vija e konfliktit në Kumanovë?

Kumanovë, 09 Maj – Informatat e fundit që vijnë nga terreni, tregojnë se vija e konfliktit në Kumanovë është zgjeruar dhe tani ka lëvizur në drejtim të restorantit Drini, më afër magjistrales Kumanovë Shkup

Zgjerohet vija e konfliktit në Kumanovë? Informatat e fundit që vijnë nga terreni, tregojnë se vija e konfliktit në Kumanovë është zgjeruar dhe tani ka lëvizur në drejtim të restorantit Drini, më afër magjistrales Kumanovë Shkup, njofton “Lajm”.

Ende nuk është e qartë nëse grupi i armatosur është tërhequr nga pozicioni ku gjendej prej në mëngjes, ose është shpërndarë përgjatë kësaj linje.

Qytetarët e Lagjes së Trimave njoftojnë për prezencë edhe më të madhe policore, si dhe për numër të madh snajperistësh të policisë në ndërtesat afër vendit ku filluan përleshjet. Në ndërkohë dëgjohen edhe më tej të shtëna sporadike, që lëvizin në drejtim të lagjes Bahcet, e cila po ashtu është e banuar me shumicë shqiptare. Për dallim prej Kumanovës, në fshatrat e komunës fqinje të Likovës, që ishin vatër e konfliktit të vitit 2001, situata është e qetë edhe pse e tensionuar.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *