Home / Lajme / Maqedoni / Zoran Zaevi kërkon 1 minut heshtje vetëm për 8 policët e vrarë, haron shqiptarët e vrarë

Zoran Zaevi kërkon 1 minut heshtje vetëm për 8 policët e vrarë, haron shqiptarët e vrarë

Shkup, 17 Maj – Në protestën e sotme Zoran Zaevi kërkoi një minut heshtje vetëm për 8 policët e vrarë, shqiptarët që protestonin heshtën duke haruar 10 personat tjerë që u vranë në Kumanovë.

Zoran Zaevi kërkoi një minut heshtje për policët e rënë në aksionin e Kumanovës, kurse grupin tjetër e quajti ”terorist”. Kjo don të thotë që LSDM nuk e ka gajle për personat tjerë që u vranë në aksionin e Kumanovës.

Kujtojmë opinionin se të vrarë mbetën Beg Riza, Valon Kabashi, Nustret Kaloshi, Mirsad Ndrecaj, Xhevdet Zymberi etj… Të gjith këta luftuan për kombin shqiptar të jetë i lirë këto persona luftuan edhe në luftën e vitit 2001 por “shqiptarët” e Maqedonisë i sot i haruan dhe mbajten 1 minut heshtje vetëm për 8 policët e vrarë në Kumanovë.

Zaevi kërkon prej shqiptarëve ta përkrahin protestën kundër Gruevskit, por nuk ofron asgjë për shqiptarët, madje vetëm 1 dite para protestës së sotme Zaev tha se nuk do e publikoj bombën e pralajmëruar për rastin “MONSTRA” se nuk është koha e përshtatshme tani do e lëmë për herave tjera. Shqiptarët duhet të mos e harojnë se për rastin “MONSTRA” janë dhjetra shqiptar të burgosur në mesin e tyre ishte edhe lokja 65vjeçare, në këtë aksion u bastisën qindra shtëpi të shqiptarve.

Që të mos jet ironia edhe më e madhe Zoran Zaevi përshëndeti Branko Cërvenkovskin ai i cili në vitin 1997 bëri teror mbi popullin Shqiptar në Gostivar për flamurin që valvonte ndërsa disa “shqiptar” sot në protest e lidhën bashkë me flamurin Maqedon.

Zaevi duhet të pranoj ndryshyme kushtetuese dhe Maqedonia të mos jetë pronë vetëm e popullit maqedonas por të jet edhe e shqiptarëve, ndarje të buxhetit proporcionalisht të barabart, zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë teritorin e shtetit të Maqedonisë, ndryshym të emrit kushtetues që të mund të integrohemi në Bashkimin Europian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *