Home / Lajme / Maqedoni / 1 qershori,dita ndërkombëtare e fëmijëve

1 qershori,dita ndërkombëtare e fëmijëve

1 Qershor – Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve,prandaj sot e gjith vemendja duhet të jetë tek fëmijët për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre.

1 Qershori është Dita Ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe shtetit tek ata.

Kjo ditë është jo vetëm një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
Еdhe në Shkup si në mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete dhe ngjarje të larmishme arsimore dhe kulturore.

Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga SHBA-ja dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit.

Kjo gjë koncidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *