Home / Lajme / Maqedoni / 18 të arrestuarit e Kumanovës janë dhunuar

18 të arrestuarit e Kumanovës janë dhunuar

3 qershor-
Me kërkesë të Avokatit të Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi, Avokati IxhetMehmeti ka përgatitur një raport të detajuar për gjendjen shëndetësore të 18 të burgosurve nga Kosova, që i është dorëzuar Kurteshit gjatë ditës së hënë.

Kanë kaluar më shumë se tre javë që kur qytetarët e përfshirë në konfliktin e Kumanovës gjenden në burgun e Shutkës në Shkup.

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti, ka konfirmuar për Tribuna Channel, se deri tani është arritur të grumbullohet dokumentacion se tek një i paraburgosur është ushtruar dhunë pasi është miratuar aktvendimi për masën e paraburgimit.

“Bëhet fjalë për një qytetar nga Maqedonia. Për këtë rast është ngritur kallëzim penal, kurse për rastet e tjera, edhe pse pohojnë se lëndimet i kanë marrë gjatë dhe pas arrestimit neve na duhet që ta dokumentojmë dhe të kemi prova të mjaftueshme që dëshmojnë se përdorimi i dhunës në ato raste nga ana e policisë ka qenë jashtë normave të parapara”, ka thënë ai.

Mehmeti ka sqaruar se për t’u vërtetuar një që e tillë është e vështirë duke pasur parasysh që procedurat janë shumë të komplikuara dhe Avokati i Popullit me kapacitetet që i ka, e ka të vështirë që të vërtetojë dyshimin që është kryer vepër penale e përdorimit të tepërt i dhunës.

Me kërkesë të Avokatit të Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi, Avokati IxhetMehmeti ka përgatitur një raport të detajuar për gjendjen shëndetësore të 18 të burgosurve nga Kosova, që i është dorëzuar Kurteshit gjatë ditës së hënë.

Tribuna Channel ka kontaktuar me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, mirëpo nuk ka arritur që të marrë informacione shtesë ngase ai aktualisht ndodhet në një udhëtim zyrtar.
Ndërsa, sipas Mehmetit gjatë kësaj javë pritet që ata që janë të lënduar më rëndë të kenë edhe kontrolle të tjera mjekësore.

Të burgosurit gjatë ditës janë vizituar nga familjarët e tyre. Në fakt, kjo është vizita e dytë që familjarët ua bëjnë atyre.

Familjarët e Bek Bajrës janë shprehur se gjendja shëndetësore e Bekës mund të konsiderohet stabile, përkundër që ai ka nevojë për ndërhyrje profesionale kirurgjike për shkak të deformimeve në nofull.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *