Home / Lajme / Maqedoni / 35 443 vende të lira në shkollat e mesme

35 443 vende të lira në shkollat e mesme

26 qershor-Paraqitja e dytë nga afati i qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 1 korrik 2015.

Në Republikën e Maqedonisë vitin shkollorë 2014/2015 klasën e nëntë e përfunduan gjithsej 21.876 nxënës. Sipas ndryshimeve të Ligjit për arsimin e mesëm nga viti shkollorë 2008/2009 arsimi i mesëm është i obligueshëm për të gjithë nxënësit. Kështu që është siguruar numër i mjaftueshëm i vendeve të lira, gjithsej 35 443 vende në të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë.Paraqitja e parë në afatin e parë në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollorë 2015/2016 ishte me 22 dhe 23 qershor 2015, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira janë shpallur me 24 qershor 2015.Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar dhe vendet e lira për paraqitjen e dytë, nuk është përllogaritur numri i nxënësve nga shkollat e mesme të muzikës dhe shkollës së mesme për artet e zbatuara pasi që nxënësit e këtyre shkollave kanë edhe provime tjera plotësuese.Vende të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë të regjistrimit ka në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë. Paraqitja e dytë nga afati i qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 1 korrik 2015.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *