Home / Lajme / Rajon / 400 emigrantë kthehen nga Serbia

400 emigrantë kthehen nga Serbia

23 qershor-Para disa ditësh kanë qenë 50 grupe me 1.320 njerëz. Tashmë kuptohet se kufiri ynë ruhet mirë, se është i fortë, i fuqishëm. E bëjmë atë që mundemi”, ka thënë Vulin për RTS.

Ministri i Serbisë për Punë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se kufiri i këtij vendi është i ruajtur dhe se rreth 400 migrantë i janë kthyer mbrëmë Maqedonisë

“Mbrëmë xhandarmëria dhe policia jonë kufitare kanë ndaluar 21 grupe me afër 400 njerëz dhe ata i ka kthyer në territorin e Republikës së Maqedonisë. Para disa ditësh kanë qenë 50 grupe me 1.320 njerëz. Tashmë kuptohet se kufiri ynë ruhet mirë, se është i fortë, i fuqishëm. E bëjmë atë që mundemi”, ka thënë Vulin për RTS.

Ai ka shtuar se MPB është më i rëndësishmi në këtë proces dhe se, është arritur marrëveshja e policisë së Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë që të patrullojnë më kufirin ndërmjet Serbisë e Maqedonisë sepse Maqedonia nuk ka kapacitete ta zgjidhë këtë e vetme.

“Ky lumë migrantësh me të cilët Serbia nuk ia del e vetme, nuk është diçka që e ka nxitur Serbia, e ky nuk është qëllimi kryesor i migrantëve”, ka thënë Vulin duke shtuar se Serbia nuk e ka lënë asnjë migrant pa ushqim dhe pa kujdes shëndetësor.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *