Home / Lajme / Maqedoni / 640 studentë të UEJL-së hodhën kapelat

640 studentë të UEJL-së hodhën kapelat

Tetovë, 13 Qershor – 640 absolventë të Universitetit të Evropës Juglindore, në mënyrë solemne kanë hedhur sot kapelat në ceremoninë e përfundimit të katër viteve studim.

Manifestimi është ndjekur nga afër edhe prindërit e studentëve – ndërsa prezent në ceremoni, ishin edhe përfaqësues të komunës së Tetovës dhe Ministrisë së arsimit. Manifestimi ka filluar me intonimin e himnit universitar nga korri i Universitetit të Evropës Juglindore. Kjo është gjenerata e njëmbëdhjetë e studentëve që diplomojnë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

“Jemi sërish sot bashkë për të shijuar nga afër një fryt që të gjithë ne e kultivuam bashkërisht, për një shoqëri nuk ka krenari më të madhe se sa t`ia dhurosh të sotmes dhe të ardhmes energjinë e një brezi që po edukohet në frymën e zhvillimit modern të arsimit siç pretendon të jetë edhe Universiteti ynë. Që nga themelimi me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar dhe me mënyrën se si ky universitet frymon por edhe me ndikimin që të diplomuarit tanë kanë në shoqëri ka dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për ti shërbyer promovimit të dijes dhe përparimit. Më vjen mirë që sot pas 14 vitesh, të deklaroj përfundimisht të realizuar edhe mbështetjen financiare të Universitetit drejtë për drejtë nga buxheti i shtetit”, tha Zamir Dika. Rektor i UEJL-së.

“Sot kur në Universitet mbarojnë studimet 640 studentë dhe bashkë me 1446 studentët e USHT-së që gjithashtu përfunduan studimet këtë vit akademik, ndjehem i lumtur për këtë armatë të dijetarëve të rinj. Gjithashtu, ngjehem edhe i sigurt se e ardhmja e kombit shqiptar në Maqedoni është në duart e njerëzve të ditur, të talentuar dhe që do të mund të përballen me sfidat e kohës, si dhe të jenë të barabartë në çdo arenë të jetës shoqërore me bashkëmoshatarët e tyre në vendin tonë por edhe në vende tjera”, theksoi Abdylaqim Ademi. Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *