Home / Lajme / Maqedoni / A u shpërblyen edhe kuadrot e BDI-së për “askionin e suksesshëm në Kumanovë”?

A u shpërblyen edhe kuadrot e BDI-së për “askionin e suksesshëm në Kumanovë”?

29 qershor-
“Sipas informatave tona aksioni është organizuar dhe realizuar nga Sektori për luftë kundër krimit të organizuar, e jo nga Sektori për luftë kundër terrorizmit, prandaj është jologjike akuza e MPB-së dhe Prokurorisë”, thonë burimet e mbrojtjes së të akuzuarve.

Aktivistë dhe kuadro të afërta me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) të punësuar në polici, janë në mesin e kuadrove të shpërblyera nga Ministria e Punëve të Brendshme për aksionin “e suksesshëm” në Kumanovë, njoftojnë për “Lajm” burime nga mbrojtja e të arrestuarve në grupin e Kumanovës.

“Meqë janë shpërblyer, ata kanë edhe informata se si është zhvilluar aksioni. Është shumë i dyshimtë edhe fakti se aksioni ndodhi vetëm pasi pjesëtarët e grupit të armatosur kanë rrahur një funksionar të BDI-së. Athua aksioni në Kumanovë kishte për qëllim të mbrojë shtetin, apo BDI-në?”, pyet i njëjti burim.

Si parregullsi tjetër, burimet e përmendin edhe akuzimin e pjesëtarëve të arrestuar të grupit të armatosur në Kumanovë për veprën “terrorizëm”.

“Sipas informatave tona aksioni është organizuar dhe realizuar nga Sektori për luftë kundër krimit të organizuar, e jo nga Sektori për luftë kundër terrorizmit, prandaj është jologjike akuza e MPB-së dhe Prokurorisë”, thonë burimet e mbrojtjes së të akuzuarve.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, pranon se në mesin e policëve të shpërblyer për aksionin në Kumanovë ka edhe shqiptarë, mirëpo thotë se për MPB nuk i ndan policët në baza etnike, ose partiake. Ai demanton pohimet e mbrojtjes se aksioni është udhëhequr nga Sektori për luftë kundër krimit, por shton se MPB çdo aksion e ndërmerr si një institucion i vetëm, e jo si institucione të veçanta. Ai thekson se si në gjithë botën edhe në Maqedoni nuk bëhet publik identiteti i policëve që janë shpërblyer për ndonjë aksion.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *