Home / Lajme / Rajon / AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt

AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt

18 qershor-Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës Shaip Muja ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike tek kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.Ai tha se ky pasaport është i pavlerë duke i ftuar në të njëjtën kohë edhe deputetët tjerë që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro seancës së jashtëzakonshme për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Seanca erdhi si propozim i Donika Kada Bujupi, ndërkohë pas kësaj seance vazhdon ajo e rregullta.

Lekaj: Arrestimi i Haradinajt tallje me gjithë shtetin

Deputeti Pal Lekaj, në emër të AAK-së tha se ndalimi i Ramush Haradinajt dje në Slloveni është tallje me të gjithë shtetin e Kosovës.

Lekaj fton shtetin slloven që pa asnjë kusht të lirohet Haradinaj dhe që lista e fletë arresteve të Serbisë të pastrohet njëherë e përgjithmonë.

Kuvendi sipas tij tregoi se është i aftë t’u tregojë tjerëve se asnjë shtet mos të bëjë lojëra me Kosovën.

Lekaj kërkoi po ashtu nga presidentja Jahjaga t’u tregojë shteteve tjera se Kosova është për paqe por që asnjë shtet tjetër mos të tallet me shtetin.

Lekaj propozon që Kuvendi të rekomandojë që Haradinaj të kthehet në shtëpi dhe që askujt mos t’i preket dinjiteti.

Konjufca: Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se me ndalimin e Ramush Haradinajt, Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës, duke ia konfiskuar edhe pasaportën diplomatike.

“Ne jemi përfaqësues të sovranitetit të vendit dhe kërkojmë kthimin e menjëhershëm, kthimin e pasaportës dhe qeveria së paku t’i drejtojë një notë negative shtetit slloven”.

Ai ka thënë se problemi nuk është me Slloveninë por më shumë me Serbinë, ku pala kosovare vazhdon të bisedojë duke thënë se po normalizojnë marrëdhëniet shtetërore.

Beqiri: Haradinajt t’i lejohet menjëherë të kthehet në Kosovë

Ismet Beqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ndalimi i Ramush Haradinajt dëmton raportet me Sllovenin, si një shtet që vlerësojmë që ka qenë korrekt në momente të rënda.

“Ndalimi i Haradinajt është veprim i pa pranueshëm dhe iu pa drejt. Ne besojmë se disa zyrtar të shtetit slloven nuk mendojnë si qytetarët slloven. Ne kërkojmë t’i lejohet menjëherë të kthehet në Kosovës, zyrtaret tonë të angazhohen që kjo të zgjidhet dhe një gjë e tillë të mos ndodhë.

Muja dorëzon pasaportën diplomatike

Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës Shaip Muja ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike tek kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Ai tha se ky pasaport është i pavlerë duke i ftuar në të njëjtën kohë edhe deputetët tjerë që ta bëjnë një gjë të tillë.

Muja ka kërkuar po ashtu që të ndërprehen edhe bisedimet me Bashkimin Evropian rreth Procesit të Stabilizim Asociimit dhe marrëveshjeve me Serbinë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *