Home / Lajme / Maqedoni / Ademi pranon se Tomçe mund të jetë kryetarë klase e Agimi lopar

Ademi pranon se Tomçe mund të jetë kryetarë klase e Agimi lopar

4 qershor-
Ministri Ademi për dallim nga drejtorja Mirushe Ahmeti e cila akuzoi mediat për keqinterpretim, ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në sensibilizimin e kësaj çështjeje.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi pranon se në pyetjet e testimit ekstern mund të ketë pasur pyetje kontroverse që kanë shkaktuar reagime dhe kanë prekur ndjenjat e individëve dhe grupeve të caktuara. Ai thotë se përgjegjësi për këtë duhet të mbajë Qendra për Provime Shtetërore që udhëhiqet nga Mirushe Ahmeti, kuadër i BDI-së, Byroja për zhvillim të arsimit dhe Qendra për arsim profesional.

“Gjithsejtë janë mbi 300 mijë pyetje për të gjitha lëndët mësimore dhe duke pasur parasysh numrin e madh të pyetjeve dhe kompleksitetin e gjithë këtij procesi mund të ndodh që brenda pyetjeve të ketë edhe pyetje kontroverse që mund të shkaktojnë reagime dhe të prekin ndjenjat e individëve dhe grupeve të caktuara. Prandaj, MASH nga institucionet dhe bartësit e institucioneve kërkon që të jenë të përgjegjshme në këtë proces, sepse nuk duhet të lejojmë që një projekt që ka për qëllim të vlerësoj se sa objektivisht notimin përfundimtar të nxënësve, të fitojë dimension politik dhe aq më pak etnik”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Ademi për dallim nga drejtorja Mirushe Ahmeti e cila akuzoi mediat për keqinterpretim, ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në sensibilizimin e kësaj çështjeje.

“MASH fton të gjitha palët e prekura që të ndihmojnë në avancimin e këtij procesi dhe ngritjen e cilësisë në arsim si interes i përgjithshëm dhe falënderon të gjithë ata persona, subjekte dhe mediume që i ngrinin temat e këtilla. Ne, këtë e kuptojmë si ndihmë dhe kontribut të tyre për përmirësimin e gabimeve eventuale të këtij procesi që ne e kemi deklaruar që nuk është i përkryer”, tha Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *