Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti kërkon reflektim nga palët

Ahmeti kërkon reflektim nga palët

30 qershor-Kryetari Ahmeti theksoi që BDI ka qenë dhe mbetet në koordinim të ngushtë me përfaqësuesit e BEsë dhe SHBAsë në vend para dhe gjatë krizë politike, por do të mbetet ashtu edhe në të ardhmën.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vizituar sot selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim për tu takuar me Kryetarin e BDIsë, Ali Ahmeti.

Ambasadorët kanë shfaqur interesin e tyre për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për krizën aktuale në vend dhe në përgjithësi rreth situatës politike në vend dhe rajon.

Pas prezentimit të këndvështrimit të Bashkimit Demokratik për Integrim mbi mënyrat për zgjidhjen e ngërçit politik në vend që ka bllokuar institucionet si dhe prospektet EuroAtlantike, Kryetari Ahmeti ftoi Ambasadorët që të parashtrojnë pyetje për çështjet të cilat i interesojnë ata. zgjidhjen e ngërçit politik në vend që ka bllokuar institucionet si dhe prospektet EuroAtlantike.

Ambasadorët vlerësuan lartë rolin konstruktiv të Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të zgjidhjes së krizës dhe shprehën interesim për kohëzgjatjen e krizës aktuale politike, për zbatimin e rekomandieve të Komisionit Evropian dhe të Z. Rajnhard Pribe, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, incidentin në Kumanovë, etj.

Kryetari Ahmeti theksoi që BDI ka qenë dhe mbetet në koordinim të ngushtë me përfaqësuesit e BEsë dhe SHBAsë në vend para dhe gjatë krizë politike, por do të mbetet ashtu edhe në të ardhmën.

Bashkëpunimi jonë është i natyrshëm sepse ndajmë interesat dhe qëllimet e njejta, ta integrojmë vendin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

BDI konsideron se plani aksionar i Qeverisë që përmban të gjitha rekomandimet e BEsë duhet të zbatohet me përkrahjen e gjithë shoqërisë në mënyrë që të siguron funksionim të institucioneve në përputhje me pritjet Evropiane si dhe të mundëson rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe partive politike në integritetin e institucioneve.

BDI mbetet partnere e të gjitha forcave që duan një Maqedoni në paqë dhe stabile, me marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore me zbatim të përpiktë të frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe të integruar plotësisht në NATO dhe në BE.

BDI nuk është parti që do të drejtohet nga rruga, por përkundrazi, është parti që e shtron rrugën përpara, ndërsa pret që partitë politike ti tejkalojnë interesat e ngushta partiake dhe të vendosin për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.

Në lidhje me raportin mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari Ahmeti mirëpret angazhimin e Institutit Evropian të Paqës në bashkëpunim me Sekretariatin për MO për të përpiluar një ekspertizë të thellë të zbatimit cilësor të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari Ahmeti gjithashtu përkrahu bashkëpunim të afërt midis Kosovës dhe Maqedonisë mbi rastin e Kumanovës në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë.
“tash për tash unë nuk mundë të afirmoj ndonjë vullnet të fortë timin që do kemi një zgjidhje të shpejtë, por shpresoj që të gjithë të vëmë interesin e përgjithshëm si prioritar dhe pastaj të shohim interest e ngushta partiake. Shpresoj që palët po reflektojnë dhe për këtë ne ju kemi dhënë dy apo tre ditë afat që ata të shqyrtojnë pozicionet e tyre dhe të paraqiten me një plan konkret.
Nuk mendoj se është mirë për vendin nëse nuk arrihet një marrëveshje për ti përmbyll të gjitha çështjet kontestuese.
BDI ka lënë hapur organin më të lartë, këshillin e Përgjithshëm që në një kohë kur do analizohet që është moment i duhur ai do thirret për të vendosur përfundimisht mbi pozicionet e BDI-së””tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *