Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti mbështet ndërtimin e masave të mirëbesimit midis Shkupit dhe Athinës

Ahmeti mbështet ndërtimin e masave të mirëbesimit midis Shkupit dhe Athinës

5 qershor-Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje për arritjen e masave të mirëbesimit midis Athinës dhe Shkupit dhe kjo është mënyra më e mirë për të vendosur marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për ti tejkaluar dallimet

Përvjetorin e 13 të Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari Ali Ahmeti e ka kaluar në takime intenzive pune me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Pas ambasadorit Polak, Kryetari Ahmeti priti edhe Ambasadorin e Greqisë në Shkup, Haris Lalakos.

Ahmeti dhe Lalakos diskutuan për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Athinës, çështjes së emrit, integrimit EuroAtlantik si dhe për proceset politike në vend.

Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje për arritjen e masave të mirëbesimit midis Athinës dhe Shkupit dhe kjo është mënyra më e mirë për të vendosur marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për ti tejkaluar dallimet.

Në lidhje me krizën aktuale politike në vend si dhe me marrëveshjen e arritur më 2 qershor me ndërmjetësimin e komesarit Han Kryetari Ahmeti apelon deri tek liderët politik në vend si dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëhen përpjekje maksimale që kjo marrëveshje të ketë sukses sepse ne bartim përgjegjësi për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *