Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti përkrah arritjen e marrëveshjes me Sofjen

Ahmeti përkrah arritjen e marrëveshjes me Sofjen

14 qershor-Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje të plotë për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë që paraqet obligim edhe nga marrëveshja e arritur me 2 qershor me Komisionerin Hahn dhe e cila u përkrah nga të gjithë liderët politik.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDIsë në Tetovë Ministrin e Jashtëm të Republikës së Bulgarisë, z. Daniel Mitov, i cili shoqërohej nga Zëvendës Ministri i Jashtëm, Valentin Poriazov, Ambasadori Bulgar në Maqedoni, z. Ivan Petkov si dhe Këshilltarja e Ministrit, Zonja Desislava Proshkova.

Kryetari Ahmeti i uroi mirëseardhje Ministrit të Jashtëm Bulgar Mitov dhe e njohtoi mbi qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me krizën aktuale politike në vend, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimin EuroAtlantik.

Bulgaria është vend mik dhe përkrahës i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe është e interesuar për paqë dhe stabilitet në rajon, integritet teritorial dhe sovranitetit të Maqedonisë bashkë me marrëdhënie të mira me fqinjët.

Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje të plotë për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë që paraqet obligim edhe nga marrëveshja e arritur me 2 qershor me Komisionerin Hahn dhe e cila u përkrah nga të gjithë liderët politik.

Sa më shpejtë që të arrihet një pajtim mbi marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, aq më shpejtë do të ecim në rrugën tonë drejtë integrimit EuroAtlantik.

Në lidhje me krizën politike, Kryetari Ahmeti theksoi që liderët politik në vend duhet t’i japin edhe një shans marrëveshjes së 2 qershorit dhe ta realizojnë atë. Z. Ahmeti gjithashtu i informoi mysafirët që BDI do t’i shqyrtojë zhvillimet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë ku do të merr vendim mbi veprimet e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *