Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati

Ahmeti takoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati

15 qershor-Kryetari Ahmeti gjithashtu kërkoi intensifikim të bashkëpunimit bilateral midis Shkupit dhe Tiranës nëpërmjet të mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, por edhe realizimit praktik të marrëveshjeve për bashkëpunim në arsim, kulturë, etj.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot në Ohër me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.Lideri Ahmeti dhe Ministri Bushati kanë bashkëbiseduar për situatën aktuale politike në vend dhe në rajon, dialogun politik, bashkëpunimin midis Tiranës dhe Shkupit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Kryetari Ahmeti njohtoi Bushatin mbi dialogun midis katër partive politike më të mëdha në vend me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA si dhe për takimin e katërshes në Bruksel me Komisionerin Hahn, Sekretarin e Përgjithshëm Alain Le Roy dhe EuroDeputetin Ivo Vajgll. BDI ka luajtur rol konstruktiv dhe të rëndësishëm në vendosjen e dialogut politik me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe do të vazhdon me kontributin e njejtë në bashkëbisedim me të gjitha palët.Marrëveshja e dy qershorit është e mirë jo vetëm se i referohet themeleve të stabilitetit si marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe integrimin EuroAtlantik, por edhe sepse paracakton reforma të rëndësishme dhe të patjetërsueshme që duhet t’i ndërmarrim në afat sa më të shkurtër, andaj edhe palët nuk duhet që të ngrejnë dorë, por t’i tejkalojnë interesat partiak dhe të mendojnë për vendin dhe qytetarët. Kryetari Ahmeti gjithashtu kërkoi intensifikim të bashkëpunimit bilateral midis Shkupit dhe Tiranës nëpërmjet të mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, por edhe realizimit praktik të marrëveshjeve për bashkëpunim në arsim, kulturë, etj.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *