Home / Lajme / Maqedoni / Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Pirok, lëndohet rëndë motoçiklisti

Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Pirok, lëndohet rëndë motoçiklisti

17 qershor-Në aksident, motoçiklisti ka marr lëndime të rënda, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore është transferuar urgjentisht në klinikat e Shkupit.

Dje pasdite rreth orës 18 në rrugën regjionale Tetovë-Pirok në fshatin Reçicë e Madhe, ka ndodhur një aksident ku janë të përfshirë: motor “Meiduo” pa targa, i drejtuar nga L.B 18-vjeçar Reçica e Vogël dhe minibusi “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.Z. 50-vjeçar, njofton SPB-Tetovë.

Në aksident, motoçiklisti ka marr lëndime të rënda, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore është transferuar urgjentisht në klinikat e Shkupit.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes dhe më pas do të përcaktohen shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin. Arsyeja është mos mbajtja e distancës, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 30 mijë denarë

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *