Home / Lajme / Maqedoni / Aksidenti tragjik në Çair revolton qytetarët për gjendjen e komunikacionit

Aksidenti tragjik në Çair revolton qytetarët për gjendjen e komunikacionit

18 qershor-
Aksidenti tragjik në të cilin humbi jetën fëmiu 10 vjeçar ndodhi mbrëmë rreth orës 19:40 minuta. Bëhet fjalë për vogëlushin Zekirija Dardhishta nga Çairi. Rruga Xhon Kenedi ngërthen në vete parkun, kopshtin, fushën e sportit të kësaj lagje dhe shpeshherë ka qenë prehër i fatkeqësive të shumta në komunikacion për çka qytetarët alarmojnë vazhdimisht

Aksidenti i mbrëmshëm në rrugën ‘Xhon Kenedi’ ku për pasojë humbi jetën një fëmijë 10 vjeçar, ka revoltuar qytetarët e Çairit. Ata thonë se në këtë lagje çdo ditë mund të vërehen makina të cilat lëvizin me shpejtësi të madhe. Në të shumtën e rasteve, sipas banorëve, fajtorë kryesorë janë vetë ngasësit e makinave. Por banorët thonë se në këtë rrugë të frekuentuar mungon patrullimi i policisë.

‘Nuk kujdesen shumë dhe normal, fëmija si fëmijë nuk din. Por duhet edhe shoferët të kenë kujdes te vendkalimi i këmbësorëve. Ja mbrëmë ndodhi rasti, taksirat. Duhet me pas më shumë kujdes, kontroll, të jenë më shumë të shtrënguar sepse fëmija nuk dinë. Kur të vjen vjen. Ajo nënë e ai babë janë djegë, për ata është shumë rëndë, për të gjithë është rëndë një fëmijë 12 vjeçar të shkojë nuk është lehtë. Dënimet janë mjaftë të mëdha por përsëri nuk kujdesen. Ata e dinë më së miri por policia duhet ti shtrëngojë më shumë. Këtu asnjëherë nuk ka pasur polic. Ejani kur të doni këtu asnjëherë nuk mundeni të gjeni polic

Aksidenti tragjik në të cilin humbi jetën fëmiu 10 vjeçar ndodhi mbrëmë rreth orës 19:40 minuta. Bëhet fjalë për vogëlushin Zekirija Dardhishta nga Çairi. Rruga Xhon Kenedi ngërthen në vete parkun, kopshtin, fushën e sportit të kësaj lagje dhe shpeshherë ka qenë prehër i fatkeqësive të shumta në komunikacion për çka qytetarët alarmojnë vazhdimisht

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *