Home / Lajme / Maqedoni / Aksion i madh policor në Tetovë dhe Gostivar

Aksion i madh policor në Tetovë dhe Gostivar

24 qershor-Vajzat janë të moshës 21-45 vjeçe të cilat janë të punësuara si valltare dhe për shkak të dyshimit se e kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik në vendin tonë, së bashku me pronarin e objektit janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës.

Njësiti i policisë i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë mbrëmë ka kryer një inspektim në katër restorante, dy në Tetovë dhe dy në zonën e Gostivarit, nofton SPB-Tetovë.

Në objektin hotelierike “Energy Klub” që gjendet në rrugën rajonale Tetovë-Saraqinë në pronësi të 33-vjeçarit M.A nga Tetova, ku u gjetën 10 vajza, 9 serbe dhe një shtetase e Republikës së Maqedonisë.

Vajzat janë të moshës 21-45 vjeçe të cilat janë të punësuara si valltare dhe për shkak të dyshimit se e kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik në vendin tonë, së bashku me pronarin e objektit janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës.

Në objektin hotelierik “Oriental AS” në Zherovjan në pronësi të 25-vjeçarit A.A nga f.Bogovinë, janë arrestuar 15 shtetase të huaja nga Serbia, nofton SPB-Tetovë.

Vajzat dhe dy pronarët e objekteve janë arrestuar , dhe janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Departamentin e krimit ndërkufitar, migrimin dhe ripranimin.

Në të dy objektet e kontrolluara të zonës së Gostivarit “Eksport-Import” në Çegran dhe “Billy 97″ në Dobridol u gjetën të shtetase të huaja./

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *