Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për mënjanimin e tezgave nga sipërfaqet publike

Aksion për mënjanimin e tezgave nga sipërfaqet publike

3 qershor-Apelojnë deri te qytetarët që të tregohen të vetëdijshëm dhe ushtrimin e aktiviteteve ekonomike ta bëjnë në tregjet dhe vendet e parapara për këtë veprimtari, e jo në hapësirat ku me aktivitetin e tyre, vënë në rrezik jetën e këmbësorëve dhe qytetarëve, të cilët në mungesë të hapësirës adekuate, janë të obliguar të qarkullojnë në anësh rrugëve ku qarkullojnë automjetet

Inspektorati komunal i komunës së Tetovës, sot në një aksion të koordinuar me Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë filloi me mënjanimin fizik të tezgave të vendosura në mënyrë joligjore në hapësirat publike. Komuna e Tetovës përmes inspektoratit komunal, ditët në vijim në mënyrë intenzive do të vazhdojë me këtë aktivitet, deri në mënjanimin përfundimtar të tezgave me konstruksion solid, që në mënyrë të jashligjshme kanë uzurpuar sipërfaqet publike, të cilat si të tilla janë të parapara për qarkullim të lirshëm të këmbësorëve.
Deri në fund të javës komuna e Tetovës do të zbatojë këtë aksion në disa rrugë të tjera, si rruga e Teleferikut, Bulevardi i Ilindenit dhe Çarshija e Epërme.
Apelojnë deri te qytetarët që të tregohen të vetëdijshëm dhe ushtrimin e aktiviteteve ekonomike ta bëjnë në tregjet dhe vendet e parapara për këtë veprimtari, e jo në hapësirat ku me aktivitetin e tyre, vënë në rrezik jetën e këmbësorëve dhe qytetarëve, të cilët në mungesë të hapësirës adekuate, janë të obliguar të qarkullojnë në anësh rrugëve ku qarkullojnë automjetet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *