Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në lokalet e natës të Tetovës dhe Gostivarit

Aksion policor në lokalet e natës të Tetovës dhe Gostivarit

24 qershor-Sipas informacioneve të para të siguruara nga portalet lokale, policia mbrëmë ka hyrë në lokalet e natës Energy Club dhe Oriental As dhe Bili Cegran në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Një aksion i madh policor është zhvilluar mbrëmë në Tetovë dhe Gostivar ku janë arrestuar disa persona

Sipas informacioneve të para të siguruara nga portalet lokale, policia mbrëmë ka hyrë në lokalet e natës Energy Club dhe Oriental As dhe Bili Cegran në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Me këtë rast bëhet e ditur se janë arrestuar disa shtetase të huaja të cilat punonin në këto lokale. Dyshohet se bëhet fjalë për prostituta ose striptizere.

Nga MPB e konfirmojnë informacionin, por nuk japin më shumë detaje, duke thënë se informata më të plota do të jepen gjatë ditës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *