Home / Lajme / Rajon / Ambasadori Donald Lu përgëzon Halim Kosovën për fushatën pozitive

Ambasadori Donald Lu përgëzon Halim Kosovën për fushatën pozitive

26 qershor-Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet”, thuhet në letrën e ambasadorit Lu.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tirane, Donald Lu, me anë të një letre drejtuar kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka përgëzuar këtë të fundit për fushatën pozitive dhe të përqendruar në problematika.

“Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë, që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike. Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet”, thuhet në letrën e ambasadorit Lu.

Në fund të letrës, duke vlerësuar përpjekjet e kandidatit Kosova për përmirësimin e vendit, ambasadori Lu ka vlerësuar punën e Halim Kosovës gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë.

Ja letra e plotë e përkthyer:

I dashur Dr. Kosova!

Doja t’iu dërgoja këtë letër, për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë, që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.

Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje, që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë, se sistemi i tyre politik po maturohet.

Ne ju falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punën tuaj të jashtëzakonshme si ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje, në një të ardhme të afërt.

Sinqerisht
Donald Lu

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *