Home / Lajme / Maqedoni / ARM i ulë në tokë helikopterët, ju skadon leja për fluturim

ARM i ulë në tokë helikopterët, ju skadon leja për fluturim

22 qershor-“Në fund të muajit mars, helikopterët e ARM-së mbetën ën tokë, sepse ju ka skaduar garancia që i ka dhënë prodhuesi dhe servisi. 2 muajt e kaluar janë bërë përpjekje që t’ju “zgjatet jeta” helikopterëve me letër drejtuar prodhuesit dhe servisit, por askush nuk dëshiron të fluturoj me ato”, thonë burime për BIRN.

Armata e Republikës së Maqedonisë i ka ulur pothuajse të gjithë helikopterët, sepse ju ka skaduar afati për riparim dhe tani nuk guxojnë të përdoren derisa nuk ju bëhet sërish riparimi, shkruan Prizma.

Helikopterët e tipit MI-17, MI-8 dhe MI-24 tani janë në tokë, dhe tani shfrytëzohen vetëm një numër i vogël i fluturakeve të cilave ku skadon afati për një kohë të caktuar.

“Në fund të muajit mars, helikopterët e ARM-së mbetën ën tokë, sepse ju ka skaduar garancia që i ka dhënë prodhuesi dhe servisi. 2 muajt e kaluar janë bërë përpjekje që t’ju “zgjatet jeta” helikopterëve me letër drejtuar prodhuesit dhe servisit, por askush nuk dëshiron të fluturoj me ato”, thonë burime për BIRN.

Sipas kohës që është e nevojshme për gjetjen e servisit, fluturaket e ARM-së do të mbeten në tokë më së paku 9 deri 12 muaj. Për shkak të krizës në Ukrainë, është shkatërruar Enti për riparim i Luganos, ku më herët janë servisuar helikopterët e Maqedonisë për riparim, por tani kërkohen serviser të ri në vendet e Evropës Juglindore apo në ish Bashkimin Sovjetik.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *