Home / Lajme / Maqedoni / Arrestime dhe rahje në qendër të Tetovës (VIDEO)

Arrestime dhe rahje në qendër të Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 21 Qershor – 2 persona nga Reçica e vogël kanë marë lëndime në kokë dhë trup që ua kanë shkaktuar 4 persona gjysëm ore pas mesnate.

Dje rreth orës 18:30 minuta 52 vjeçari A.I nga Xhepçishti më urdhër të gjykatës është arrestuar nga policia e Tetovës. Ndaj tij është shqyrtuar dënimi me burg prej 3 vitesh për vepër penale armëmbajtje dhe tregti me armë zjarri apo mjete tjera shpërthyese. Pas arrestimit A.I është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Tetovës bën të ditur Marijan Josifivski zëdhënës i SPB Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

– Sulmohen 2 persona nga Fshati Reçicë në qendër të Tetovës

2 persona nga Reçica e vogël kanë marë lëndime në kokë dhë trup që ua kanë shkaktuar 4 persona gjysëm ore pas mesnate. Sipas të lënduarve I.SH 19 vjec dhe O.B 18 vjec nga Recica rreth orës 1 pas mesnate përderisa kanë qenë duke ecur në rrugën JNA në Tetovë pa shkak verbalisht janë sulmuar dhe më pas edhe fizikisht nga katër persona të moshave 18 dhe 21 vjet.

Në rrahje sulmuesit kanë shfrytëzuar edhe shishe qelqi dhe karrige metali ku dy personave të sulmuar u kanë shkaktuar lëndime të dukshme në kokë dhe trup. Menjëherë ata janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë lëshuar për kurim shtëpiak. Katër sulmuesit pas zënkës kanë ikur ndërsa policia në koordinim me prokurorin publik kanë marrë masa për gjetjen dhe sanksionimin e tyre ndërsa tashmë kanë informacione për identitetin e tyre njofton Policia, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *