Home / Lajme / Rajon / Arrestohet 32 vjeçari për lidhje me ISIS-in

Arrestohet 32 vjeçari për lidhje me ISIS-in

18 qershor-Likajes Alidini do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e tij të sigurisë. Burime nga policia bëjnë me dije se, priten të tjera arrestime në ditët në vijim.

Policia e Kukësit ka arrestuar Likajes Alidini. 32-vjeçari dyshohet se është pjesë e një rrjeti personash që rekrutojnë besimtarë myslimanë për t’i dërguar më pas në Siri.

Alidini është arrestuar në fshatin Zapod ku predikonte dhe bënte thirrje që të gjithë myslimanët duhet të luftonin për ISIS. Blutë kanë ngritur akuzën e nxitjes, thirrjes dhe propagandës për keyerjen e veprave me qëllime terroriste.

Likajes Alidini do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e tij të sigurisë. Burime nga policia bëjnë me dije se, priten të tjera arrestime në ditët në vijim.

Me arrestimin e Likajesin arrin në 11 numri i personave të ndaluar në vendin tonë. 9 shtetas po gjykohen në Shqipëri, ata akuzohen se kanë dërguar rreth 80 shqiptarë në zonat e konfliktit sirian. Një muaj më parë për llogari të vendin tonë u arrestua në greqi 18 vjeçari Julian Çela.

Adoleshenti lushnjar pranoi se ishte nisur për të luftuar në Siri. Policia dhe prokuroria shqiptare ka nën hetim dhe disa pe rsona në disa qytete të vendit. Ata dyshohet se rekrutojnë besimtarë myslimanë kryesisht të rinj, të cilët më pas i dërgojnë drejt territoreve të cilat zotërohen nga ISIS.

Veprimi i autoriteteve shqiptare vjen në një kohë kur shërbimet inteligjente kosovare thonë se Kosova dhe Maqedonia janë shenjestër e sulmeve të Shtetit Islamik. /TvKlan/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *