Home / Lajme / Maqedoni / Arrihet marrëveshja për ujë të pijshëm në Tetovë

Arrihet marrëveshja për ujë të pijshëm në Tetovë

24 qershor-Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi në cilësinë e mikëpritëses uroi dhe falemenederoi ambasadoren belge znj.Anick Van Calster për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë të shtetit belg për komunën e Tetovës dhe rajonit të pollogut ne përgjithësi.

Në ambientet e komunës së Tetovës sot u bë nënshkrimi i marrëveshjes për projektin e ujit të pijshëm mes kompanisë belge “Almadius”, financuar nga ambasada belge në vlerën e 300 mijë eurove dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor të pollogut.

Në këtë projekt përfshihen komunat më të mëdha të rajonit të pollogut të cilat në të ardhmen do të përfitojnë në përmirësimin e kapaciteteve për furnizim më ujë të pijëshëm . Ky projekt në vete përfshin studimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në mënyrë që të përmirësohet infrastruktura e ujit për pije, konkretisht intervnimi në gypa duke pasur parasysh faktin që pikërisht infrastruktura e vjetëruar në masë të madhe kontribon në humbjen dhe mungesën e ujit të pijëshëm.

Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi në cilësinë e mikëpritëses uroi dhe falemenederoi ambasadoren belge znj.Anick Van Calster për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë të shtetit belg për komunën e Tetovës dhe rajonit të pollogut ne përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *