Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Lagjes së Trimave kërkojnë sa më shpejt ndërtimin e shtëpive

Banorët e Lagjes së Trimave kërkojnë sa më shpejt ndërtimin e shtëpive

12 qershor-“Me kërkesë të banorëve si këshill emergjent bëjmë thirrje që Qeveria të përshpejtojë procedurat administrative dhe të fillojë me realizimin e procesit të normalizimit përmes kompensimit dhe ndërtimit të shtëpive”, deklaroi Shaban Demiri.

Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë kërkojnë që qeveria sa më shpejt të bëj vlerësimin e shtëpive të dëmtuara dhe të nis me kompensimin e tyre.

Banorët e shtëpive të dëmtuara po vazhdojnë të qëndrojnë pa strehë dhe kulm mbi kokë dhe se kërkojnë sa më urgjent të kryhen procedurat e vlerësimit të dëmeve dhe të nis pagesa e kompensimit të dëmeve.

Shaban Demiri nga këshilli emergjent i Lagjes së Trimave në Kumanovë deklaroi se banorët kërkojnë që Qeveria të përshpjetojë punët dhe procedurën administrative për kompensimin e banorëve.

dhe të realizoj procesin e normalizimit përmes kompensimit dhe ndërtimit të shtëpive.

“Me kërkesë të banorëve si këshill emergjent bëjmë thirrje që Qeveria të përshpejtojë procedurat administrative dhe të fillojë me realizimin e procesit të normalizimit përmes kompensimit dhe ndërtimit të shtëpive”, deklaroi Shaban Demiri.

Banorët që kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe që po qëndrojnë me qira nëpër shtëpi të ndryshme kërkojnë që të kompensohet qiraja dhe harxhimet e tjera edhe për muajin e dytë, pasi që tashmë po kalohet një muaj nga 9 maji i përleshjeve të armatosura.

Burime pranë Qeverisë deklaruan se pas evidentimit në terren, komisioni vlerësues qeveritar ka kryer vlerësimin e dëmeve të shtëpive të kategorisë së parë dhe të dytë dhe se do të bëhet vlerësimi për kategorinë e tretë apo shtëpitë më pak të dëmtuara.

Banorët e Lagjes së Trimave njëzëri theksojnë se më tepër janë të interesuar që ata drejtpërdrejt t`i marrin paratë nga Qeveria dhe të ndërtojnë shtëpitë, se sa të shpallet tender, që mund të vonojë punët dhe të nxis dilemma dhe debate të ndryshme.

Mësohet se janë gjithsej 68 objekte që kanë pësuar dëme nga luftimet e fundjavës së shkuar, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *