Home / Lajme / Rajon / Banorët paralajmërojnë “luftë” nëse Qeveria pranon vijën e Malit të Zi

Banorët paralajmërojnë “luftë” nëse Qeveria pranon vijën e Malit të Zi

25 qershor-
“Nëse palët kanë pozicione të pajtueshme dhe nëse nuk shihet përfundimi i suksesshëm i përcaktimit të vijës së demarkacionit, propozojmë që kjo çështje të bartet për zgjidhje në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Kjo nuk do të ishte asgjë e re, ngase, ndër të tjera, një kontest kufitar në mes Kroacisë dhe Sllovenisë pritet të ketë epilog në këtë vit nga Arbitrazhi Ndërkombëtar”, thuhet në konkluzionet e tryezës.

Banorët e zonave kufitare me Malin e Zi kanë paralajmëruar “luftë”, në rast se institucionet e Kosovës pranojnë vijën teknike të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, që është prezantuar nga Republika e Malit të Zi, e që, sipas tyre, cenon më shumë se 12 mijë hektarë tokë të Kosovës, që shtrihen kryesisht në Komunën e Pejës, Istogut dhe atë të Deçanit.

Në diskutimin “Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi: sfidat, komunikimi dhe transparenca”, që është organizuar nga Qendra për Promovimin e Zhvillimit, fondacioni “Friedrich Ebert” dhe kolegji evropian “Juridica”, banorët kanë kërkuar ndërrim të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, të cilët, sipas organizatorëve, nuk i janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në këtë diskutim, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Ndërkohë që njëra nga konkluzionet e kësaj tryeze ka qenë që nëse çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk zgjidhet me pajtueshmi, atëherë çështja të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Nëse palët kanë pozicione të pajtueshme dhe nëse nuk shihet përfundimi i suksesshëm i përcaktimit të vijës së demarkacionit, propozojmë që kjo çështje të bartet për zgjidhje në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Kjo nuk do të ishte asgjë e re, ngase, ndër të tjera, një kontest kufitar në mes Kroacisë dhe Sllovenisë pritet të ketë epilog në këtë vit nga Arbitrazhi Ndërkombëtar”, thuhet në konkluzionet e tryezës.

Banori i Rugovës, Daut Morina, ka thënë se deputetët e Kuvendit duhet ta dinë se banorët e atyre zonave nuk do të pajtohen me vijën e prezantuar nga Mali i Zi. telegrafi

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *