Home / Lajme / Maqedoni / Bashkëpunimi më I madh rajonal është kusht qenësor për stabilitet afatgjat

Bashkëpunimi më I madh rajonal është kusht qenësor për stabilitet afatgjat

19 qershor-„Ne në Ballkan, duke u munduar të bashkëpunojmë me sa më shumëvende, shpesh herë harojmë veten tonë dhe fqinjët. Jemi të lumtur që sot e kemi mysafir ministri Neziri. Përndryshe jemi pajtuar që Komiteti i Përzier të takohet deri në fund të vitit në nivel ekspertësh, por që edhe nga ana e ministrive të organizohet forumi i biznesit, në kuadër të cilit do të jenë takimet tet më tet midis biznesmenëve nga të dy vendet.

„Këmbimi tregtar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në nivel të mirë. Bullgaria është në vendin e gjashtë nga dhjetë vendet me të cilat kemi bashkëpunim më intensiv. Në këtë drejtim, në bisedën e sotme me kolegun tim nga Bullgaria u pajtuam që Komiteti i Përzier të takohet deri në fund të vitit, ndërsa e kam njohtuar edhe lidhur me 13 zona të lira në Maqedoni, të cilat janë mundësi e shkëlqyeshme për investimin e kompanive të Bullgarisë, sepse një mundësi e tillë nuk ofrohet në asnjë vend evropian. Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit reciprok, i cili është rezultat i marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, e kam ftuar ministrin Lukarski që ta realizon edhe vizitën e parë zyrtare në Shkup “, deklaroi ministri i ekonomisë Bekim Neziri pas takimit të sotëm me ministrin e ekonomisë së Republikës së Bullgarisë Bozhidar Lukarski, pak para Forumit Ekonomik për Evropën Juglindore i cili mbahet në Sofje në kuadër të kryesimit të Republikës së Bullgarisë me Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Ministri Lukarski shprehu kënaqësinë lihur me ftesën për vizitë në Republikën e Maqedonisë, duke vërtetuar se Shkupi do të jetë një ndër prioritetet e agjendës së tij.
„Ne në Ballkan, duke u munduar të bashkëpunojmë me sa më shumëvende, shpesh herë harojmë veten tonë dhe fqinjët. Jemi të lumtur që sot e kemi mysafir ministri Neziri. Përndryshe jemi pajtuar që Komiteti i Përzier të takohet deri në fund të vitit në nivel ekspertësh, por që edhe nga ana e ministrive të organizohet forumi i biznesit, në kuadër të cilit do të jenë takimet tet më tet midis biznesmenëve nga të dy vendet.
Jemi të kënaqur që Oda e Maqedonisë Bullgarisë funksionon mirë edhe pse rezultate ka vetëm në sferën e turizmit. Njëherit e kam informuar kolegun tim se Bullgaria për herë të parë në kuartalin e parë këtë vit shënon një rritje prej 3%, shënon zvogëlim të papunësisë rreth 2% dhe rritje të eksportit për tre muajt e parë prej 12,8%”, tha Lukarski.
Në këtë forum ministrat e ekonomisë nga rajoni patën mundësi për të biseduar për bashkëpunimin ekonomik midis vendeve të Evropës Juglindore duke pasur parasysh Strategjinë për Evropën Juglindore, e cila paraqet përgjegje rajonale Strategjisë së BE-së për vitin 2020. Ministri Neziri, në paraqitjen e tij u përqëndrua në rëndësinë e tregtisë rajonale si faktor i zhvillimit, sepse 5 nga gjithsej 11 qëllime kryesore janë të ndërlidhura me tregtinë dhe investimet.
„Ashtu si është propozuar në Strategjinë e EJL-së 2020 dhe si është pranuar nga vendet CEFTA, synimi është të arrihet zhvillimi i tregtisë prej 230% deri në vitin 2020, me çrast tregtia rajonale me mallra do të trajtohet si tregti në një treg të vetëm. Midis prioriteteve themelore është rrjedhja e lirë e investimeve përmes krijimit të konceptit të vetëm investues, pastaj lehtësimi i tregtisë, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë nga vendet e CEFTA-së, heqja e tërësishme e taksave doganore për prodhimet bujqësore – ushqimore midis vendet e CEFTA-së, aplikimi i kumulimit diagonal të origjinës së mallrave, në pajtim me rregullat e unifikuara të Pan – Euro Konventës Mediterane për origjinën e mallrave si dhe liberalizimi i i tregtisë me mallra”, theksoi Neziri.
Në sferën e bashkëpunimit tregtar, ministri Neziri tha se tregtia në Republikën e Maqedonisë në vitin 2014 me vendet e BE-së është 72%, ndërsa me vendet e CEFTA-së 12,8% nga tregtia e përgjithshme e realizuar me vendet e botës, me çrast eksporti i Maqedonisë në vitin 2014 është shtuar për 15,6”, ndërsa importi për 10,3”
Duke u bazuar në masat, politikat dhe projektet për implementimin e politikës industriale, nxitjen e konkurrencës dhe inovacioneve, qasja e lehtësuar në financa për subjektet juridike, reformat e realizuara si dhe tërheqja e investimeve të huaja si një nga shtyllat kryesore të politikës ekonomike, ministri Neziri deklaroi: „Vlerësimet pozitive në kuadër të rangimeve ndërkombëtare janë një dëshmi më shumë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka vizion të qartë për zhvillim, i cili bazohet në zhvillimin e ekonomik përmes rritjes së konkurrencës si rezultat i përmirësimit të klimës së biznesit, zhvillimin e infrastrukturës dhe të kapitalit njerëzor si bazë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Republika e Maqedonisë si pjesë e rajonit të Evropës Juglinore është shumë e interesuar për prosperitetin ekonomik të vendeve të rajonit dhe për bashkëpunim më të madh reciprok si parakusht qenësor për stabilitet afatgjatë dhe për një ardhmëri rë përbashkët në procesin euro integrues”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *