Home / Lajme / Maqedoni / BDI përshëndet konkluzat e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për Maqedoninë

BDI përshëndet konkluzat e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për Maqedoninë

24 qershor-Grubi ka spjeguar që konkluzat e sotme kanë rikonfirmuar marrëveshjen e 2 qershorit si dhe rëndësinë e mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore në rrugën drejt integrimit evropian.

Deputeti i BDIsë Grubi, pa vonuar ka komentuar konkluzat e sotme të miratuara nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

“Kujdesi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për Maqedoninë është për tu përshëndetur ndërsa puna jonë është që pa asnjë ditë vonesë dhe pa eskivime t’i zbatojmë rekomandimet urgjente nga ana e BEsë dhe OSBE/ODIHR bashkë me raportin e z. Pribe. Kështu përforcojmë sistemin kontrollues, demokracinë si dhe integritetin e institucioneve. “ thotë Grubi.

Grubi ka spjeguar që konkluzat e sotme kanë rikonfirmuar marrëveshjen e 2 qershorit si dhe rëndësinë e mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore në rrugën drejt integrimit evropian.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *