Home / Lajme / Maqedoni / BDI vendos interesin e përgjithshëm para atij partiak

BDI vendos interesin e përgjithshëm para atij partiak

4 qershor-Franca është vend mik dhe mbështetës i fuqishëm i stabilitetit dhe sigurisë së Maqedonisë si dhe perspektivës EuroAtlantike. Franca gjithashtu mbështet vendosjen e dialogut politik të mirëfilltë dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë z. Eric Fournier, drejtor i Ministrisë së Jashtme Franceze për Evropën Kontinentale, Ambasadoren e Francës në Maqedoni, Zonjën Laurence Auer dhe bashkëpunëtoret e tyre.

Në takim u diskutua rreth krizës aktuale në vend, dialogut politik, marrëveshjes së 2 qershorit në Shkup, integrimit EuroAtlantik.

Franca është vend mik dhe mbështetës i fuqishëm i stabilitetit dhe sigurisë së Maqedonisë si dhe perspektivës EuroAtlantike. Franca gjithashtu mbështet vendosjen e dialogut politik të mirëfilltë dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Kryetari Ahmeti theksoi që BDI ka luajtur rol konstruktiv në drejtim të zgjidhjes së ngërçit të vështirë politik dhe do të vazhdon përpjekjet që marrëveshja e arritur me kompromis të ketë sukses.

BDI ka vepruar me përgjegjësi të plotë duke vendosur interesin shtetëror para atij partiak dhe ka vendosur që ta ndihmoj zgjidhjen e krizës, e jo ta thellojë atë me veprime që do të ishin përfituese vetëm për BDInë dhe jo për vendin.

Z. Ahmeti ritheksoi mbështetjen për marrëveshjen e 2 qershorit si dhe angazhimin e BDIsë me të gjitha palët që të arrihet sukses me zbatimin e marrëveshjes deri në zgjedhjet e paracaktuara për prill të vitit 2016.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *