Home / Lajme / Maqedoni / BE: Aksion ushtarak ndaj trafikantëve

BE: Aksion ushtarak ndaj trafikantëve

22 qershor-Faza e parë, ajo e mbledhjes së informacioneve, është menduar që të pasohet nga veprime konkrete, duke sulmuar anijet e trafikantëve dhe duke i arrestuar ata. Faza e tretë do të zgjerojë këto veprime në ujërat territoriale të Libisë dhe ndoshta edhe brenda vetë vendit

Operacion ushtarak kundër trafikantëve të qenieve njerëzore në Detin Mesdhe. Ky ishte vendimi më i debatueshëm i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan nisjen e fazës së parë të operacionit. Zyrtarët e BE-së thonë se anijet dhe aeroplanët e inteligjencës, të cilat do të mbledhin informacione, do të jenë të gatshme brenda javës. Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogerini tha se 28 shtetet e bllokut janë përgjigjur shpejt ndaj krizës që po zhvillohet në brigjet jugore. Liderët e BE-së janë pajtuar në samitin urgjent të mbajtur në prill, që të bëjnë një plan gjithëpërfshirës për të zgjidhur problemin, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e operacioneve ushtarake, për të ndjekur trafikantët që punojnë jashtë Libisë. Faza e parë, ajo e mbledhjes së informacioneve, është menduar që të pasohet nga veprime konkrete, duke sulmuar anijet e trafikantëve dhe duke i arrestuar ata. Faza e tretë do të zgjerojë këto veprime në ujërat territoriale të Libisë dhe ndoshta edhe brenda vetë vendit. Në samitin e prillit, gjithashtu është rënë dakord që të avancohet pas dy fazave të para, por kjo gjë kërkon një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe që Libia të pajtohet me këto veprime, përpara se vendet e BE-së të vazhdojnë tutje me planin

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *