Home / Lajme / Maqedoni / BE angazhohet nëse nga Shkupi ka nismë për dialog

BE angazhohet nëse nga Shkupi ka nismë për dialog

15 qershor-Maja Kocijanciq, zëdhënse e komesarit Hahn, thotë se marrëveshja e 2 qershorit përbënë të gjitha elemenet për një komprmis të mirë. Kjo marrëveshje , e ndihmuar nga komesari Hahn kishte pëlqimin edhe të opozitës, pohon ajo. Hahn sipas Kocijancic, mbetet i gasthëm të kontribojë me ndërmhetësim të sinqer

Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.

Gjeraqina Tuhina/Bruksel

Kështu së paku deklarojnë publikisht zyrtarët evropian. Megjithatë, në pronocnime private, tërehqet vërejtja se pas takimit të fundit të mbajtur në Bruksel, kreynegociatori i procesit të dialogut në mes të liderëve politik maqedonas, komesari evropian Johanes Hahn, ka bërë të ditur se nuk do del më me ndonjë iniciativë konkrete derisa politikanët e Shkupit zyrtar nuk tregojnë gatishmëri për kompromise.

Një burim evropian, i afërt me procesin e bisedimeve, ka bërë të ditur se deklarimi i Hahn, në tëitter, në lidhje me zhgënjimin që e ndjen me mungesë të përgjegjësisë te disa politikanë, ka të bëjë me dy maqedonasit, si Nikola Gruevskin ashtu edhe Zoran Zaevin. Nga ana tjetër, i njejti burim tregon se liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti si dhe Menduh Thaçi, kanë treguar gjatë takimit, siç u shpreh ky burim, “konstruktivitet dhe maturi të jashtzakonshme politike”.

Sido që të jetë, fati i krizës në Maqedoni tani mbetet ekzkluzivisht në duart e liedërëve të atjeshëm. Nga selia e Bashkimit Evropian porositet se do aktivizohen vetëm kur iniciativa të vjen nga kryeqyteti maqedonas. Fati i marrëveshjes 6 pikëshe, e cila në fillim të këtij muaji u akordua me qëllim të tejkalimit të krizës, pas takimit të Bruskelit mbetet i panjohur. ”Do dëshironim të insistojmë se marrëveshja e 2 qershorit të jetë akoma gjallë, por në dritë të takimit të pasuskeshsëm në Bruksel dhe me kalimin e kohës, kjo shkon e zbehet”, tha nje zyrtar evropian i afërt me procesin e bisedimeve.

Maja Kocijanciq, zëdhënse e komesarit Hahn, thotë se marrëveshja e 2 qershorit përbënë të gjitha elemenet për një komprmis të mirë. Kjo marrëveshje , e ndihmuar nga komesari Hahn kishte pëlqimin edhe të opozitës, pohon ajo. Hahn sipas Kocijancic, mbetet i gasthëm të kontribojë me ndërmhetësim të sinqertë.

“Liderët politik të Maqedonise duhet të fokusohen dhe gjejnë pajtim. Drejtimi i gishtit në lidhej e atë se kush është fajtor për dështim nuk iu ndihmon as atyre as vendit”, tërheqë vërejetjen Kocijancic. (RTK/)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *