Home / Lajme / Maqedoni / BE konfirmon se Mijallkov ka përgjuar ilegalisht!

BE konfirmon se Mijallkov ka përgjuar ilegalisht!

19 qershor-Përfshirje të drejt për drejt të funksionarëve shtetëror dhe partiak në aktivitete jo legale, duke përfshirë mashtrime zgjedhore, korrupsion, keqpërdorim të pushtetit, konflikt të interesave, kërcënime, thyerje të rënda në furnizimet publike dhe nepotizëm.

Keqpërdorime të rënda të institucioneve dhe korrupsion të funksionarëve të lart shtetëror në Maqedoni, ky është konstatimi nëse lexohet raporti i përgatitur nga grupi i ekspertëve i angazhuar nga Komisioni evropian për t`i hulumtuar gjendjet që u zbuluan pas publikimit të bisedave të incizuara nga ana e liderit të opozitës Zoran Zaev.

TV Nova përmes burimeve diplomatike erdhi deri te raporti i cili është finalizuar dhe i cili ka të bëjë me analiza të ekspertëve evropian ndaj punës së DSK-së, gjyqësisë, Avokatit të popullit, zgjedhjeve dhe medieve në Maqedoni. Këtu i keni përfundimet kryesore nga raporti.

DSK duket se ka punuar jashtë autorizimeve të saj në dobi të pushtetit për t`i kontrolluar përfaqësuesit më të lartë të administratës publike, prokurorët, gjykatësit dhe oponentët politikës me një përzierje konsekuente në pavarësinë e gjyqësisë dhe institucioneve tjera.

Incizimet e materialeve të përgjuara janë me kualitet, sasi dhe përfshirje që gjeneralisht mund të llogaritet se janë bërë në Shërbimin e zbulimit.

Afera zbuloi thyerjen e të drejtave fundamentale, duke i përfshirë edhe ato të lirisë së pjesëmarrjes në jetën publike dhe lirinë e votimit, qasjen e njëjtë deri te të mirat publike, të drejtën e privatësisë dhe të drejtën e pavarësisë gjyqësore, gjegjësisht të drejtën e qasjes deri te drejtësia.

Përfshirje të drejt për drejt të funksionarëve shtetëror dhe partiak në aktivitete jo legale, duke përfshirë mashtrime zgjedhore, korrupsion, keqpërdorim të pushtetit, konflikt të interesave, kërcënime, thyerje të rënda në furnizimet publike dhe nepotizëm.

Korrupsioni është problemi më serioz me të cilin po përballet vendi, madje meriton edhe një raport të veçantë si problem duke marr parasysh atë se korrupsioni politik është prezent në më shumë nivele. Esenca e standardeve elementare e sundimit demokratik duhet që të plotësohen fillimisht. Raporti është punuar gjatë dy muajve të fundit me porosi të Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *